19 Prill 2024

Hapa të rëndësishëm drejt integrimit të komunitetit RAE

Prishtinë, 13 korrik - Në Fushë Kosovë janë identifikuar një numër i fëmijëve të komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptianë të cilët deri tash nuk kanë vijuar shkollën ose e kanë vijuar një kohë të shkurtër dhe më pas e kanë braktisur.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit të Fushë Kosovës, si dhe me UNICEF-in e kanë hartuar një plan të veprimit sipas të cilit këta fëmijë duhet të regjistrohen në shkollën fillore “Selman Riza” në Fushë Kosovë.

Sipas planit të veprimit drejtori i shkollës fillore “Selman Riza” e ka formuar Komisionin për vlerësimin e fëmijëve. Ky komision në përbërje prej  tre mësuesve klasor ka bërë vlerësimin me datën 08.07.2011 ku janë paraqitur fëmijë të moshës prej nëntë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Komisioni ka punuar nën mbikëqyrjen e Drejtorit Komunal të Arsimit, MASHT-it, Drejtorit të Shkollës Fillore “Selman Riza”,  përfaqësuesve të UNICEF-it, OJQ-ve TERRE DES HOMMES dhe  The ideas PARTNERSHIP dhe anëtarit të Këshillit të shkollës nga përfaqësuesi i komuniteteve RAE.

Komisioni ka vendosur që nëntë fëmijë të regjistrohen në klasën e parë, tetë në klasën e dytë, tetëmbëdhjetë në klasën e tretë, gjashtë në klasën e katërt, pesë në klasën e pestë, një në klasën e shtatë, dy janë rekomanduar për provime klasore dhe një është rekomanduar për vijimin e kurseve kundër analfabetizmit.

Të gjithë fëmijët janë regjistruar në shkollë të rregullt dhe do të fillojnë mësimin më 1 shtator 2011 në shkollën fillore “Selman Riza” në Fushë Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)