20 Prill 2019

Grupi i nxënësve shqiptarë nga Suedia vizitoi MDIS-in

Prishtinë, 15 prill - Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, prej sot nisin ekskursionet mësimore njohëse të nxënësve e  mësuesve nga diaspora në atdhe.

Si pjesë e ekskursionit, sot Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e vizitoi grupi i parë i nxënësve dhe mësuesve nga shkolla shqipe në Suedi. 

Ai theksoi se qëllimi i Ministrisë së Diasporës është  ruajtja e lidhjeve mes diasporës dhe vendlindjes , dhe kjo arrihet edhe përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore e arsimore, siç janë ekskursionet mësimoret, përmes të cilave mësohet për historinë, kulturën dhe trashëgiminë e atdheut.

Ekskursionistët nga Suedia sot e vizituan Kuvendin e Kosovës dhe kazermat e FSK-së.

Gjatë qëndrimit të tyre në atdhe, ata do të vizitojnë shkolla, qytete e monumente të ndryshme kulturore dhe historike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Ky aktivitet, me  karakter njohës mësimor, është i rëndësishëm për nxënësit nga diaspora, sepse u mundëson njohjen e atdheut,  thellimin e njohurive për identitetin, gjuhën, kulturën dhe  historinë e vendit të tyre. Ekskursioni zgjat pesë ditë.

 Ekskursionet do të vazhdojnë me grupe të tjera të fëmijëve nga  Austria, Gjermania, Greqia, Kroacia dhe Sllovenia. Nga secili shtet pjesëmarrës do të jenë nga 50 veta.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 prill 2019

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media! (Selia e Vetëndosje, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 10:00)

- Alternativa mban konferencën e radhës të partisë në të cilën prezanton të gjetura dhe rekomandime për gjendjen mjedisore në Kosovë. (Zyret e partisë Alternativa. ora 10:00) 

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 Rugova, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, ora 11:00)

- Biznesi anëtarë në Odën e Afarizmit të Kosovës “Altera”, bën promovimin e librit të autorit Bashmir Xhemaj, “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”. (Libraria Altera në Prizren, ora 13:00)

- Shoqata Atlantiku mbanë konferencë përmbyllëse për media në të cilën përfaqësuesi i shoqatës Gani Shehu, do të pasqyrojë ngjarjet që kanë shënuar 20-vjetorin e ‘Batalionit Atlantiku’, mesazhin kyç dhe vizionin për angazhimet në të ardhmen. (Hotel Grand, ora 14:00)