14 Korrik 2020

Grupi i Fëmijëve ‘'Hëna'’ ndërton toalet te qasshëm në shkollën ‘’Ismail Qemali’’

Prishtinë, 5 shkurt - Grupi Avokues i Fëmijve ‘Hëna’ - HANDIKOS, ka arritur që përmes programit “UPSHIFT” të përkrahur nga UNICEF në partneritet me PEN, të ndërtojë një toalet të qasshëm në shkollën fillore ‘’Ismail Qemali’’ në Prishtinë.

Ideja e këtij intervenimi ka rrjedhur nga kontaktet dhe diskutimet me fëmijët me aftësi të kufizuara  dhe përshtatja e një toaleti të tillë ishte më se e nevojshme në këtë shkollë të kryeqytetit, pasi aty aktualisht ndjekin mësimin 37 nxënës me aftësi të kufizuara.

Qasja është e obligueshme për çdo objekt apo institucion publik dhe shembulli më i mirë është nëse gjithëpërfshirja nis nga shkollat.

Prandaj qasshmëri fizike duhet të ofrojnë të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, sepse vetëm në këtë mënyrë fëmijët do të ndihen të barabartë në shoqëri.

HANDIKOS do të vazhdojë fuqishëm të avokojë dhe lobojë në përmirësimin e qasjes në Kosovë, e cila rregullohet me Udhëzim Administrativ 30/2007, por që nuk po gjen ende zbatim të plotë tek ne.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Korrik 2020 - Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit në të cilën raporton Kryeministri lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës mban konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti "Dekada e sigurisë 2010-2019" si dhe do të bëhet edhe prezantimi i përgatitur nga Policia e Kosovës, të ashtuquajtur:" Gjendja e sigurisë në trafikun rrugor". (Ndërtesa e Ministrisë sē Infrastrukturës, ora 10:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon konferencën online me temën “Sfidat në procedimin e krimeve të luftës në Kosovë-cila është rrugëdalja?” (zoom.us/j/93560389814, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

 - Mbahet dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023 me grupin e Grave-Buxhetimi gjinor dhe të gjithë OJQ-të (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 15:00)

- Në prani të Ambasadorit Gjerman, Christian Heldt dhe drejtori të GIZ, David Oberhuber do të nënshkruhet një partneritet publik-privat midis GIZ dhe Kolegjit Heimerer me qëllimi zbatimin e masave të menaxhimit të higjienës sipas hulumtimit më të fundit të Covid-19 që do të rrisë në mënyrë të konsiderueshme sigurinë e pacientëve dhe stafit në spitalet publike në Kosovë dhe do të parandalojë përhapjen e koronavirusit brenda këtyre institucioneve. (Tek Kolegji Heimerer, ora 15:00)

- Mbahet dëgjimi publik me Biznese të komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 16:00)

-  Demokraci për Zhvillim organizon  sallonin e radhës me temën “Ndikimi i pandemisë në punësimin e grave”. (Përmes platformës Google Meet, ora 17:00)

-  Ambasada e Francës permes rrjeteve sociale kremton Festën kombëtare franceze. (https://www.facebook.com/FranceauKosovo/,  ora 18:00)