20 Prill 2024

Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2012/2013 do të fillojë nesër

Prishtinë, 7 janar - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) njofton se gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2012/2013 do të fillojë nesër, më datë 8 janar 2013.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Kosovës me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë mësimor, duke u dëshiruar sukses gjatë kësaj periudhe të vitit shkollor.

“Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, shfrytëzoj rastin që përzemërsisht t\'ju uroj fillimin e këtij gjysmëvjetori, me dëshirën më të mirë që të kemi suksese të vazhdueshme dhe të pandërprera”, thotë ministri Buja.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)