25 Prill 2024

Gjykata vendosë në favor të Admovere-s refuzon kërkesën e Mejdi Bektashit

Prishtinë, 25 qershor - Sot, ADMOVERE ka pranuar Aktvendimin nga Gjykata Themelore në Prishtinë me të cilin është refuzuar si e pabazuar kërkesa e Mejdi Bektashit për caktimin e masës së sigurisë ndaj ADMOVERE, me të cilën ai ka kërkuar që ADMOVERE ta censurojë raportin që flet për plagjiaturën e Mejdi Bektashin për të cilën kishin raportuar mediat e shkruara në vitin 2007.

Më 21 shtator 2018, ADMOVERE publikoi raportin «STAFI AKADEMIK I UP-SË - studimet, angazhimet tjera, plagjiaturat, vlerësimet dhe përpjesa staf-studentë».

Një prej qëllimeve të këtij raporti ishte edhe radhitja e të gjitha rasteve të plagjiaturave të pjesëtarëve të stafit akademik të UP-së, për të cilat është raportuar në media përgjatë viteve, që nga vetë themelimi i UP-së.

Pas publikimit të raportit tonë, më 1 tetor 2018, profesori i Fakulteti i Juridik, z. Mejdi Bektashi, na paditi për shpifje, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë më 8 nëntor 2018, aprovoi masën e sigurisë, të kërkuar nga paditësi, me të cilën u detyruam ta tërheqim pjesën e raportit që flet për të, si dhe të mos bëjmë deklarata në lidhje me personalitetin e tij, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata.

Gjykata e Apelit më datë 28 shkurt 2019 mori Aktvendimin Ac.nr.5022/18 për prishjen e Aktvendimit të Gjykatës Themelore për caktimin e masës së sigurisë, të datës 8 nëntor 2018, dhe e ktheu çështjen në rivendsoje te Gjykata Themelore.

Gjykata e Apelit gjeti se ankesa jonë është e bazuar dhe konstatoi se Aktvendimi për caktimin e masës së sigurisë ka shkelje esenciale të dispozitave të procedurës kontestimore, se është bërë zbatim i gabuar i të drejtës materiale dhe se nuk është vërtetuar drejt dhe në masë të plotë gjendja faktike.

Më 26 mars dhe 24 prill 2019, u mbajten seancat për rivendosje në lidhje me kërkesën e z. Bektashi për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Si rrjedhojë, më 3 maj 2019 Gjykata Themelore në Prishtinë e refuzoi si të pabazuar propozimin e Mejdi Bektashit për caktimin e masës së sigurisë.

Vendimin e Gjykatës ADMOVERE e sheh si dëshmi se gjykatat në Kosovë janë të gatshme të angazhohen për mbrojtjen e lirisë së shprehjes në shoqërinë tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)