19 Prill 2024

Gjilani përgatitet për rikthimin e nxënësve në objektet shkollore

Gjilan, 25 gusht – Komuna e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet për  rikthimin e nxënësve në objektet shkollore, në shtator.

Konfirmimi ka ardhur gjatë takimit të të parit të Komunës, Lutfi Haziri, me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Gjilanit.

“Duhet t’i kthejmë fëmijët në shkolla. Nuk është e lehtë në këtë kohë pandemie për shkak se lëvizin një numër i madh i nxënësve dhe i qytetarëve. Kjo na bën që të kemi shumë angazhim për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Angazhimi nënkupton që fëmijët duhet të kontrollohen çdo ditë dhe të jenë nën mbikëqyrje ditore, përfshirë edhe kujdesin e mësimdhënësve”, ka thënë Haziri, gjatë adresimit para drejtorëve të shkollave.

Ai tha se duhet të rritet roli i prindërve dhe i Këshillit të nxënësve, derisa ambulantat në lagje e fshatra hynë në menaxhim ditor me personel shëndetësorë.

“Ata do të kujdesen për shëndetin e nxënësve dhe të personelit gjatë ditës. Duhet të ndërmerren të gjitha masat kundër përhapjes së COVID-19. Do të punojmë sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve të IKSHP dhe MSH. Fatmirësisht, deri tani nuk ka pasur rast të bartjes së infeksionit nga ana e fëmijëve”, ka thënë Haziri.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, tha se nxënësit nga klasa 1-9, do të vijojnë mësimin në objektet shkollore, derisa nxënësit e shkollave të mesme 10-12, do të kthehen në shkolla sipas planit B të MASH, e që është një javë mësim në shkollë e një javë mësim online.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)