19 Prill 2024

Gjilani nis kontrollat sistematike të nxënësve për të pestin vit me radhë

Gjilan, 27 shkurt - Për të pestin vit me radhë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare e Gjilanit ka nisur me kontrollat sistematike të nxënësve të shkollave fillore, përkatësisht nxënësit e klasave të para, të pesta dhe të nënta.

Procesin e fillimit të kontrollave sistematike e kanë përcjellë nga afër drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, drejtorit të QKMF-së, Fejzulla Berisha dhe ai i DKA, Nazim Gagica.

“Është viti i pestë me radhë që kryhen këto kontrolla dhe nga viti në vit kemi përmirësim të dukshëm sa i përket gjendjes shëndetësore thuajse në të gjithë parametrat e paraparë për ekzaminim."

"Vlen për të veçuar se këtë vit kontrollohen nxënësit e klasave të nënta dhe të pesta, të cilët janë kontrolluar para katër viteve. Kjo na jep mundësinë që të shohim se ku janë me shëndet këto gjenerata’, ka thënë drejtori i QKMF’së, Fejzulla Berisha.

Berisha ka falënderuar kryetarin e Lutfi Haziri për përkrahjen e vazhdueshme të kujdesit parësor, e në veçanti për projektin në fjale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)