19 Shkurt 2020

Gjilani fillon programin e financuar nga Britania për “Shkollat e shekullit 21”

Gjilan, 20 gusht - Në Komunën e Gjilanit është mbajtur takim i përbashkët i Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe përfaqësuesit e programit “British Council” me drejtorët e shkollave për të filluar implementimin e programit për “Shkollat e shekullit 21”, që parasheh zhvillimin e mendimit kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodimin në programe të ndryshme kompjuterike.

Në fjalën e tij drejori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, bashkë më koordinatoren e programit “Shkollat e shekullit 21” të British Council, Edona Begu, në takim me drejtorët kanë thënë se ky është parapërgatitje për të filluar impenentimin e projektit “Shkollat e shekullit 21”.

“Është program edukativ ambicioz i dizajnuar nga British Council e financuar nga Qeveria e Britanisë i cili do të finalizohet brenda 3 viteve. Ky program u ofron nxënësve të Komunës së Gjilanit shkathtësi në mendim kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodim si dhe nxënësit do të kenë mundësinë të praktikojnë shkathtësitë në programim kompjuterik”, kanë thënë ata.

Në kuader të ketij programi shkollat e Komunës së Gjilanit do të pajisen me 790 micro:bit - kompjuter të xhepit me ane të cilave nxënësit do të mund të programojnë në lëndë të ndryshme mësimore që të zgjidhin problemet e përditshme.

Për ndryshe pjesë të programit gjithashtu do të jenë edhe 123 mësimdhënës dhe të gjithë drejtorët e shkollave të Komunës së Gjilanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2020

 - Shoqata e Kirurgëve Plastik, Rekonstruktiv dhe Estetik të Kosovës, ka organizuar për herë të parë Simpoziumin dhe Workshop-in mbi trajtimin e plagëve. (Hotel Emerald, ora 8:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës për të dytën herë me radhë po organizon Konventën e Prodhuesve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 9:00)

-  Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, z. Bojan Betonceli. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 -vetëm pamje)

- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, vjen për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën ku do të publikohet raporti “Rruga e Dukagjinit, Autostradë apo Zgjerim i Rrugës Ekzistuese”, të përgatitur nga KDI. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Objekti i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ora 10:00)

-  Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, z. Ferhat Dinosha. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45 -vetëm pamje)

- Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizon hapjen e ekspozitës “Kujtesa e Kosovës: Jeta nën qiell e najlon”, pamjet e jetës së shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. (Holli i Bibliotekës, ora 11:00)

- Presidenti Thaçi, pret në takim Ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj. (Kabineti i presidenitit, ora 11:20)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, takohet me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, me bashkëpunëtorë. (Kabineti i kryetares së Kuvendit, ora 12:00 - vetëm pamje)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon një protestë para zyrës së avokatit Tomë Gashi, për të kundërshtuar sjelljen e tij abuzive që bëri ditë më parë ndaj një lypësari në shesh të Prishtinës. (Para Zyrës së Avokaturës, afër Kino ABC, ora 12:00)

-  Kryeministri Albin Kurti pret në takim Ministrin në detyrë për Evropën dhe  Punët e  Jashtme të Shqipërisë, z. Gent Cakaj. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30- vetëm pamje)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbajë ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes likuidimit nr.54. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Federata e Basketbollit e Kosovës mban konferencë. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 14:15)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)

- Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë shfaq filmin "Gjumë dhe Dashuri". (Kinema në Pejë, ora 19:00)