29 Tetor 2020

Gjilani e fillon vitin e ri shkollor nën masa strikte kundër Covid-19

Gjilan, 14 shtator - Komuna e Gjilanit, sot ka filluar procesin mësimor, në vitin e ri shkollor 2020-’21, në kushte të rrepta të përdorimit të masave mbrojtëse dhe përgatitjeve që janë bërë nëpër të gjitha shkollat, në bazë të rekomandimeve të institucioneve të shtetit, me angazhimin dhe gatishmërinë e personelit të shkollës, ekipeve mjekësore dhe emergjencave civile.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në vizitën që kishte sot, në shkollën “Zija Shemsiu” në Gjilan, ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, në kushte pandemie, mirëpo ka theksuar se është një ekipë shumë e gjerë që po angazhohet për mbarvajtjen e mësimit dhe bashkarisht mund të menaxhohet gjendja dhe gjithçka të jetë në rregull.

“Urime viti i ri shkollor për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit. Komuna e Gjilanit në këtë fillim të vitit ka angazhuar ekipet mjekësore për të kujdestaruar nëpër të gjitha shkollat, të kontrolluar gjendjen shëndetësore të fëmijëve dhe nëse ka simptoma, të trajtohen sa më parë me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik."

"Nga 13 marsi nxënësit janë jashtë shkollave dhe kthimi i sotshëm është i gëzuar për të gjithë. Kërkojmë respektimin e masave mbrojtëse dhe apelojmë te prindërit dhe mësimdhënësit që nëse vërejnë simptoma të ndonjë qrregullim shëndetësor, menjëherë të kontaktojnë mjekun dhe të mos e sjellin fëmijët e tyre në shkollë, sepse parandalimi më i mirë bëhet me trajtimin e duhur në shtëpi”, ka thënë kryetari Haziri në fjalën e tij.

Ndërsa, Nazim Gagica, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka potencuar se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe gjendja është nën monitorimin strikt të DKA-së dhe të personelit të shkollës në mënyrë që procesi mësimor të vazhdoj sipas planifikimit dhe pa u penguar në asnjë moment.

“Falënderoj të gjithë personelin e shkollës për angazhimin dhe përgatitjet që kanë bërë, sikur një falënderim edhe për nxënësit dhe prindërit që janë duke i respektuar rekomandimet në përdorimin e masave mbrojtëse. Jemi të vendosur që gjendjen ta menaxhojmë së bashku dhe gjithçka të jetë në bazë të planit. Janë shpërndar mbi 19 mijë maska, sikur që sot edhe librat për nxënës janë dhënë me afat dhe apelojmë që me kujdes maksimal të vazhdojmë tutje”, ka thënë mes tjerash drejtori Gagica.

Drejtori i shkollës “Zija Shemsiu”, Qemajl Dushica, ka potencuar se mësimi ka filluar në bazë të planit të punës, konform rekomandimeve të Drejtorisë së Arsimit dhe janë duke u respektuar masat mbrojtëse kundër përhapjes së Covid-19 dhe dita e parë është duke shkuar shumë mirë. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Tetor 2020 - Open Data Kosovo në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë lanson projektin “Iniciativa për Qeverisje të Hapur dhe të Mirë”, të financuar nga programi MATRA 2020 në kuadër të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë Besnik Tahiri, merr pjesë në tryezën “Reforma e administratës publike: Shtytja e saj përpara”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Ferizajt ku do te takohet me Kryetarin e Komunës, Agim Aliu. (Zyra e Kryetarit të Komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit, në Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 188-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet video konferencës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00) .

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të pres në takim ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P-37​, ora ora 10:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë punimet në ndërtimin e Pallatit të Kulturës. (Afër Qendrës së Inovacionit në Ferizaj, rruga "Brahim Ademi", ora 10:40)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pruron fushat e tenisit. (Afër Palestrës së Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski mbajnë konferencë për medie. (Salla e konferencave në Qeveri të Kosovës, ora 11:15)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Komunën e Rahovecit. (Komuna e Rahovecit, ora 13:00)