20 Tetor 2019

Gjendje alarmante në shumë shkolla të Kamenicës

Prishtinë, 10 shtator - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) vlerëson se ideja e pamatur dhe e pa analizuar fare e kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati, që në emër të “reformave” të mbyll shkolla, u kundërshtuan që nga fillimi nga nxënësit, prindërit dhe punëtorët arsimor.

Ky kundërshtim u mbështet arsyeshëm nga SBASHK-u dhe u tha qartë se nuk do të lejohet të mbyllet as një shkollë sepse ato nuk janë pronë e Kastratit, po janë vatra arsimore të nxënësve dhe mësimdhënësve të Busavatës, Tugjevcit, Strezovcit e Krilevës.

Kastrati u mundua të ndikojë te opinioni me deklarata të pasakta se bëhet fjalë për shkolla me nga një nxënës,  por e vërteta në këto shkolla është krejt tjetër.

Prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit në këto fshatra qëndrojnë në mbrojtje të shkollave të tyre dhe kanë përkrahjen e kolegëve nga Kamenica dhe e tërë Kosova. Mësimi po vazhdon të mbahet edhe në këto shkolla, por Kastrati vazhdon po ashtu me idenë e tij.

Në këtë situatë kur gjendja në shkollat në Kamënicë është alarmante e me qëllim që të kthehet atmosfera e punës e pa stres e presione, SBASHK i drejtohet publikisht MASHT-it që të veprojë në stabilizimin e gjendjes atje.

Të shoh nga afër situatën në shkollat e këtyre fshatrave dhe në të gjitha të tjerat dhe të merr masa, si themelues i institucioneve të arsimit, që atje të ketë tekste shkollore, ditarë e mjete të tjera të nevojshme pune dhe t’i mbrojë mësimdhënësit, nxënësit e prindërit në Kamenicë nga tekat dhe idetë e pa analizuara e të dëmshme të kryetarit Kastrati.

Nëse MASHT përmes zyrtarëve të lartë e të inspektorëve nuk vepron tani, gjendja do të komplikohet edhe më shumë dhe të sjellë edhe te greva dhe përplasjet mes palëve dhe për këtë përgjegjësinë do ta bart kryetari Kastrati, por edhe ata që duhet të veprojnë për stabilizimin e gjendjes.

Çdo ditë e humbur pa veprim konkret e rëndon edhe më situatën në shkollat e Kamenicës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 tetor 2019 - Oda e Mjekëve te Kosovës organizon ditën e dytë të kongresit dhe panairit të parë të Mjekësisë” (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kampionati ekipor në pingpong,  vazhdon më garat ekipore në superligën e femrave si dhe do të zhvillon ndeshjet e fundit në ligën e juniorëve. (Shkoll Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Sindikata e Policisë se Kosovës organizon Edicionin e 7-të i Lojërave sportive në shenjë respekti dhe përkujtimi për zyrtarët policor të rënë në kryerje të detyrës. (Palestra Sportive “Bashkim Selishta – Petriti”, Gjilan, ora 10:00)

- Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” mban akademi përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së rektorit të UP-së, Ejup Statovci. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon protestën #RiseUp4Rojava në solidaritet me kurdët. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 13:00)

- Shoqata humanitare "Sytë kërkojn dritë" me seli në Lozanë të Zvicrrës organizon mbrëmje humanitare në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara. (Hotel OK në Prizren, ora 19:00)