21 Janar 2021

Gjakova del e dyta me integritet akademik

Prishtinë, 2 dhjetor - Ndonëse nuk është i dyti për nga madhësia apo për nga buxheti, Universiteti i Gjakovës del i dyti për nga cilësia e integritetit akademik të stafit mësimdhënës në programet e akredituara të Fakultetit të Mjekësisë, Filologjisë dhe Edukimit.

ORCA sot ka publikuar raportin për integritetin akademik dhe publikimin shkencor në Universitetin e Gjakovës duke shfrytëzuar teknologjinë e cila mundësoi që një ngjarje e tillë të mbahet në rrethana të pandemisë.

Nga 26 profesorë në Universitetin e Gjakovës në programet aktive të akredituara, 17 prej tyre apo 65% nuk i justifikojnë titujt akademikë sipas kriterit të punimeve shkencore si autor i parë apo korrespondent. Për krahasim, mosjustifikimi i titujve në Universitetin e Prishtinës në vitin 2019 është 55%, në Universitetin e Pejës 70% dhe në Universitetin e Prizrenit 64%.

Prej 26 profesorëve nga tri fakultetet me programe të akredituara, 14 apo 54% nuk kanë asnjë punim të publikuar si autor i parë apo korrespondent. Ndërkohë që në Universitetin e Prishtinës janë 186 profesorë apo 39% që nuk kanë asnjë punim të botuar, në Universitetin e Prizrenit janë 31 apo 55% dhe në Universitetin e Pejës janë 22 profesorë apo 66%.
 
Fakulteti me më së shumti punime në revista shkencore është Fakulteti i Mjekësisë. Numri total i punimeve në këtë fakultet është 66, me mesatarisht 9.4 punime për kokë profesori. Krahasimisht, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës janë 7.09 punime për kokë profesori në vitin 2019.
 
Në Universitetin e Gjakovës, mesatarja e punimeve të vlefshme për avancim, pra si autor i parë apo korrespondent, është 2.3 punime për kokë profesori. Në Universitetin e Prishtinës janë 3.06 punime për kokë profesori si autor të parë ose korrespondent, në Universitetin e Prizrenit janë 0.98,  dhe në Universitetin e Pejës janë 0.7.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti zhvillon homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Objekti i ri i administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj zyrtaritt te Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Maxhun Maloku për keqpërdorim te pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në hyrje të qytetit të Ferizajt. (Ura afër fshatit Bibaj, ora 11:00)

- Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck, dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, do të organizojnë një konferencë për shtyp në Prishtinë për t’i prezantuar prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka do të mbajë konferencë për media. (Selia e KQZ, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë ''14 kërkesat e AKB-se, bizneseve dhe konsumatoreve deri me 14 shkurt, kur edhe përfundojn zgjedhjet lidhur me rritjen e mirëqenies qytetare dhe pasurimin dhe implementimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021''.  (Salla e konferencave të AKB-së, ora 13:00)

 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në akademinë për ish presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i Gjilanit, ora 14:00)    

- PDK dega në Prizren, bën prezantimin e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 14 shkurtit 2021. (Restaurant ''Rexos'' në Lubizhdë, përballë stacionit të policisë, ora 19:00)