08 Shkurt 2023

Gërvalla dhe Nagavci mbështesin mësuesit e diasporës për mësimin shqip

Prishtinë, 27 korrik - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Donika Gërvalla, së bashku me ministren e Arsimit znj. Arbërie Nagavci dhe zëvendësministren e MPJD-së znj.Liza Gashi, ishin nikoqire të një grupi të mësuesve nga diaspora, me të cilët zhvilluan takim për të diskutuar për procesin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe jashtë vendit.
 
Me këtë rast, ministrja Gërvalla ka theksuar se qëllimi i këtij takimi është që të diskutohen nevojat dhe kërkesat që kanë mësimdhënësit e mërgatës.

“Sot do të dëgjojmë kërkesat e juaja, do të ndërtojmë ura të komunikimit, të shqyrtojmë kërkesat dhe më pas të bëjmë hapa konkret”, u ka thënë ajo mësimdhënësve.

Kurse ministrja Nagavci ka thënë se Ministria e Arsimit dhe ajo e Diasporës janë në bashkëpunim të vazhdueshëm për të koordinuar punët për arsimin dhe mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.

Gjithashtu ka theksuar nevojën që të punohet në drejtim të shtimit të numrit të fëmijëve shqiptar që ndjekin mësimin shqip në diasporë.
 
Zëvendësministrja Gashi, ka theksuar se mësimi plotësues i gjuhës shqipe në diasporë ka nevojë për përmirësim dhe institucionalizim. Në këtë drejtim ka thënë se do të ngritet nevoja për certifikim të gjuhës shqipe jashtë vendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 shkurt 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)
    
- Përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me Raportin e Auditimit për të “Hyrat nga Qiraja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)
    
- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë mban tryezë diskutimi me temën: “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – progresi në zbatimin e tij”. (Hotel Sirius, ora 10:00)    

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e pa përfunduar. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)
    
- Organizata paditëse GLPS dhe një qytetare e Republikës së Kosovës do të paraqesin Padi për konflikt administrativ për refuzimin e kompensimit për personin paraplegjik dhe tetraplegjik. (Pallati i Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës mbledh të gjitha klubet e Superligës së Kosovës në një ngjarje të veçantë, ku fituesit e fushatës së nisur javë më parë në rrjetet sociale do të shpërblehen me fanella të nënshkruara nga vet lojtarët e ekipeve të ndryshme. (Kati i parë në Albi Mall, ora 18:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon hapjen e ekspozitës së përkohshme të veprës “Albumi familjar – Mes kujtimit dhe realitetit” (Family Album – Between Recollection and Reality) nga Alban Muja, e cila do të pasohet me një bisedë me artistin. (Vendi: Qendra e Dokumentimit, Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Dardani, ora 19:00)