21 Shkurt 2020

Fillon ndërtimin e shkollës së re në Gllogjan

Deçan, 21 gusht - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi së bashku me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kanë vënë gurëthemelin e shkollës fillore “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan dhe dhe ka parë nga afër ecurinë e punimeve të objektit përcjellës të shkollës fillore “Isa Boletini” në Isniq.

Ministri Bytyqi me këtë rast ka thënë se, duhet kujtuar të kaluarën heroike sa herë që kemi festa dhe përurime, të kaluarën e lavdishme për të cilën dha shumë Gllogjani me rrethinë.

Ministri Bytyqi tha se ndjehet i kënaqur që gjendet në mesin e qytetarëve të Gllogjanit, të cilët në ditët më të vështira ishin në gjendje të mbronin gjuhën dhe vendin, ndërkaq foli edhe për rolin patriotik që pati kjo shkollë, sikurse shumë shkolla të tjera, duke shërbyer edhe si bazë e UÇK-së, nga ku mbrohej popullata dhe vendi.

“Sot po fillojmë ndërtimin e një shkolle. Uroj të gjithë banorët e kësaj ane, mësimdhënësit dhe nxënësit që ta gëzojnë këtë shkollë, e cila do të jetë sipas standardeve të larta evropiane. Kjo shkollë do të ofrojë mundësi që nxënësit të përfitojnë dituri dhe shkathtësi, sikurse bashkëmoshatarët e tyre të vendeve evropiane”, është shprehur ministri Bytyqi.

Ndër të tjera, ministri Bytyqi theksoi se, ajo çfarë mbetet obligim, është angazhimi i gjithmbarshëm për të përgatitur brezat e rinjë, në mënyrë që ata të marrin përgjegjësi për të udhëhequr dhe zhvilluar shtetin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020  - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)