19 Prill 2024

Fillojnë ligjëratat në objektin ri të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë

Mitrovicë, 12 nëntor - Prej sot kanë filluar ligjëratat në objektin e ri të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. 

Me këtë rast rektori, Alush Musaj, uron studentët, mësimdhënësit dhe punëtorët e administratës, duke e vlerësuar këtë si një lajm të madh për të gjithë.

Ai thekson se kjo është një ditë e madhe jo vetëm për studentët dhe mësimdhënësit, mirëpo edhe për Mitrovicën dhe arsimin e lartë në Kosovë.

 “Është një kampus madhështor, të cilin do ta gëzojnë studentët dhe mësimdhënësit tanë”.   

Rektori falënderon Parlamentin Studentor për angazhimin e tyre sa i përket transportit të inventarit nga objektet që janë shfrytëzuar deri me tash.

“Studentët janë organizuar dhe kanë bërë një punë shumë të madhe në mënyrë që sa më parë të krijohen mundësi për sistemim në objektin e ri”, tha ai, duke kërkuar gjithashtu mirëkuptim për problemet që mund të dalin si pasojë e procedurave të zhvendosjes.

Ai falënderon edhe drejtuesit e ndërmarrjes “Trepça”, për mundësitë e ofruara gjatë këtyre viteve për funksionimin e Universitetit “Isa Boletini”.

Rektori paralajmëron edhe organizimin e një ceremonie madhështore për përurimin e kampusit të ri universitar.

Ndryshe, në kuadër të kampusit universitar që shtrihet në një hapësirë prej 17 hektarësh, janë ndërtuar objekte prej 30 mijë metrash katrorë që ofrojnë kushte komode për punë.

Në kuadër të këtij projekti që realizohet nga Ministria e Administratës Publike, planifikohet që të ndërtohet edhe mensa, konvikti dhe hapësira rekreativo-sportive.    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)