24 Prill 2024

Fillojnë "Ditët e gjuhës gjermane 2013"

Prishtinë, 13 maj - Ashtu si në vitin e kaluar, edhe në vitin 2011 Ambasada Gjermane organizon Ditët e gjuhës gjermane, përsëri së bashku me Ambasadën Zvicerane dhe Ambasadën Austriake, si dhe partnerë të tjerë.

Një program i larmishëm, i cili mund të jetë tërheqës si për fillestarë, ashtu edhe për të avansuar, por edhe për folës të gjuhës amëtare të moshave të ndryshme, është përgatitur për të zgjuar kurreshtjen për t'u ballafaquar më shumë me gjuhën gjermane.

Ditët e gjuhës gjermane 2013 do të nisin sote, më 13 maj, në ora 18:00 me hapjen e Qendrës për Mësimin e Gjuhës nga Instituti Goehte.

Qendra për Mësimin e Gjuhës do të ofrojë që nga java e ardhshme kurse të gjuhës gjermane në nivelet e ndryshme.

Të martën më 14 maj, gazetarja austriake e gazetes „Der Standard“, znj. Adelheil Wölfl, do të mbajë një ligjeratë mbi punën e saj si korrespondente e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Pas ligjëratës do të ketë një pritje me kafe dhe embëlsira në Bibliotekën e Austrisë.

Të mërkurën më 15 maj, do të mbahet një panair i vogël i bursave në hollin e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës „Hasan Prishtina“. Studentët do të kenë rastin të informohen rreth mundësive të bursave në rast të studimeve në Gjermani.

E enjtja e 16 majit do t’i kushtohet nxënësve të shkollave partnere gjermane (PASCH-Shkollat Partnere të së Ardhmës), të cilët do të vizitojnë një kurs ndërkombëtar veror në Gjermani. Për këtë gjë ata do të përgatitën në kuadër të një kursi përgatitor.

Në mbrëmje do të mbahet „Mbrëmja e muzikës karaoke“ në Filikaqë.

Të premten më 17 maj, në një ceremoni solemne, do të ndahen bursat e Shkërbimit Gjerman të Shkëmbimit Akademik (DAAD).

Kjo ngjarje do të ofrojë njëkohësisht një rast të mirë për të gjithë ata, të cilët kanë përfituar nga një bursë gjermane në të kaluaren, të takohen prapë dhe të krijojnë rrjete në mes vete.

Në mbrëmjen e së premtës do të prezantohen dialektet e gjuhës gjermane nga Gjermania, Austria dhe Zvicra.

Pastaj do të ketë një kocert të muzikës xhez (jazz)“.

E shtunja e 18 majit do të koncentrohet gjatë ditës në Qendrën për Mësimin e Gjuhës, ku gjatë „Ditës së dyerve të hapura“ të gjithë të interesuarit do të kenë rastin të shohin punën e kësaj qendre më afer, të informohen rreth kurseve, si dhe të marrin pjesë në kuize të ndryshme, ku mund të fitojnë çmime tejet interesante.

Gjatë pasditës do të bëhet edhe ndarja e Diplomave të Gjuhës Gjermane (Deutsches-Sprachdiplom: DSD) në Gjimnazin „Loyola“ në Prizren.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)