06 Tetor 2022

Diskutohet strategjia e arsimit të lartë në Kosovë

Prishtinë, 21 shtator - Sot u mbajt tryeza ''Strategjitë e Arsimit të Lartë në Kosovë'' nga ADMOVERE, me mbështetje financiare nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Tryeza u moderua nga eksperti i arsimit, prof. Xhavit Rexhaj, kurse qëllimi i saj ishte që të merren rekomandime nga rektorët, prorektorët, dekanët dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që në fokus kanë arsimin e lartë, si dhe të shihet se çka mund të bëhet më mirë në hartimin e planeve të ardhshme strategjike të arsimit të lartë në Kosovë.

Duke qenë se performanca e institucioneve të arsimit të lartë në veçanti dhe gjendja e arsimit në Kosovë në përgjithësi, jo rrallë herë është konsideruar e pakënaqshme nga masa e gjerë, shoqëria civile, perceptimet e studentëve dhe vet institucioneve relevante, është e rëndësishme që të analizohen strategjitë e arsimit të lartë për të parë se sa ka koordinim mes tyre, nivelin e redundancës dhe përsëritjes së objektivave.

Drejtoresha e organizatës, Aulona Memeti, foli për rëndësinë e një planifikimi të mirëfillt në mes ZKM-së, MASHT-it dhe Universiteteve Publike: “meqenëse aktualisht është duke u përpiluar Plani i ri Strategjik i Arsimit në Kosovë (PSAK) duhet të shtrojmë pyetjen se a ka ardhur koha për një planifikim të mirëfillt, dhe nëse po, çka nënkupton kjo?”

Kurse Nuhi Sadiku, hulumtues dhe bashkëautor i raportit me po të njëjtin titull, i cili do të publikohet së shpejti, tha se gjatë përpilimit të strategjive duhet të kihet më shumë konsideratë për një qasje nga poshtë lartë, meqë në fund fare janë njësitë akademike ato të cilat duhet t’i zbatojnë ato.

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, në fjalën e tij sqaroi procesin e hartimit të PSAK-ut të ri dhe shtoi që rekomandimet e nxjerra në tryeza të tilla janë të nevojshme për t’u inkorporuar në PSAK-un e ri.

Kurse Adnan Ahmeti nga Zyra për Planifikim Strategjik potencoi nevojën e planifikimit strategjik të bazuar në evidencë dhe të dhëna.

Ndërsa Rron Gjinovci nga ORCA gjatë diskutimit tha se një nga problemet kryesore është mungesa e të menduarit strategjik, e kjo manifestohet edhe në hartimin e planeve strategjike.

Të pranishëm të tjerë në tryezë ishin Mimoza Ibrani dhe Kurtesh Sherifi, përfaqësues nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës; Dekanët Isak Shabani nga FIEK, dhe Dashamir Burxulli nga Fakulteti Filozofik; nga Agjencia e Kosovës për Akreditim; dhe përfaqësues të organizatave që në fokus kanë arsimin e lartë si KEC, ORCA, CPC, FIT, e me radhë.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 tetor 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raporti me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Byroja Kosovare e Sigurimit shënon 11 vjetorin e themelimit. (Hotel Venus, ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe UNDP Kosova do të organizojnë  fillimi e fushatës për ndërgjegjësimin e publikut  “Festo me zemër, jo me armë” që synon ngritjen e vetëdijes për rrezikun e posedimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KEK-ut, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Oda Amerikane po organizon tryezën e rrumbullakët me titullin "Ndërtimi i partneritetit për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë", për të diskutuar lidhur me këtë temë dhe sfidat e tjera në fushën e kujdesit shëndetësor, me ekspertë eminentë nga Kroacia. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Jeton Mehmetin Kryesues i Bordit të Drejtorëve të KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjime publike përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të mbajë konferencë për media me temë 'Masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët'. (Ministria e Ekonomisë, salla e takimeve, ora 11:00)

- Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal lidhur me punën 6 mujore të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- Me rastin e vdekjes së ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Deli Lekaj, Komuna e Deçanit organizon mbledhjen komemorative. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KOSTT-it, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)