24 Maj 2022

Diskutohet mbarëvajtja e procesit mësimor në të gjitha shkollat e Rahovecit

Rahovec, 19 janar - Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, kryetari i Komunës, Smajl Latifi dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Avni Morina, kanë mbajtur të martën takim me drejtorë të shkollave, koordinatorë të cilësisë dhe këshillin e prindërve nëpër shkolla.

Avni Morina, drejtor i DKA-së tha se ky është takimi i parë për këtë vit, takime të ngjashme do të ketë në vazhdimësi dhe se në këto takime do të diskutohet më në detaje mbarëvajtja e procesit mësimor në të gjitha shkollat e komunës.

Kurse Smajl Latifi, kryetar i Komunës u tha drejtorëve të shkollave, koordinatorëve të cilësisë dhe këshillit të prindërve nëpër shkolla se në rend të parë është respektimi i ligjeve, udhëzimeve administrative që rregullojnë procesin arsimor dhe masat që janë në fuqi për mbrojtje nga pandemia COVID-19.

“Kërkoj nga të gjithë ju që përveç respektimit të ligjeve, udhëzimeve  dhe masave për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, të jeni më të kujdesshëm që buxhetin e shkollave që e keni ta shpenzoni me kohë në mënyrë që ato mjete financiare të mos shkojnë në suficit por t’i bëni kërkesat me kohë në mënyrë që të kryeni punë me ato mjete financiare në shkollën tuaj”, ka thënë kryetari Latifi.

Nga ana e tyre drejtorët e shkollave thanë se do të vazhdojnë bashkëpunimin me organet komunale dhe kryetarin si zyrtar kryesor administrativ.

Sigurisht që sipas tyre do të vazhdojmë respektimin e ligjeve, udhëzimeve administrative që rregullojnë procesin arsimor dhe masat që janë në fuqi për mbrojtje nga pandemia COVID-19-u shprehën ata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 maj 2022

- Koalicionit për Transparencë dhe Integritet i themeluar dhe mbështetur nga KFOS-i, do të organizojë tryezë me temën “Pazari me tema të diplomës” ku do të diskutohet lidhur me shit-blerjen e temave të diplomës. (Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës, ora 9:30)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës” ku të ftuar janë edhe Kryesuesi i Brodit dhe Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin e Projektligjit për mbrojtjen e ajrit dhe Projektligjin për Akcizën në Produktet e Duhanit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mban dëgjim publik për Projektligjin për Produktet Biocide. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës organizon ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve bujqësore, projekt i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Stadiumi i Qytetit në Shtime, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Osman Buleshkaj, konsulent i GIZ prezanton Sistemin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë, para Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- OJQ Aktiv prezanton publikimin “Rekomandime për kornizën e politikave mbi zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet debati me temën “Liritë e mediave dhe pozita ekonomike e gazetarëve në Kosovë”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti voton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së, të IADK-së dhe të Komunës së Shtimes vizitojnë Florije Bislimin, njëra nga përfitueset e projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”. (Fshari Godanc në Shtime, ora 11:40)

- Në kuadër të programit dhe ekspozitës Babylonian Vision të artistes Nora Al-Badri qe qëndron e hapur në Galeria 17 mbahet diskutim me temë "Dekolonializimi i artefakteve. Demokratizimi i muzeve". (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 15:00)

- Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, do të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Rrjeti i Biznesit të Globit. (Vali Ranch në Gjilan, ora 18:30)