27 Shtator 2022

Diplomojnë maturantët e Shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë në Ferizaj

Ferizaj, 24 maj - Shkolla e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj organizon sot ceremoninë e Diplomimit të Maturantëve të Gjeneratës 2020/2021. 

Ceremonia solemne e diplomimit të maturantëve do të mbahet në hapësirat e shkollës, në kënde të ndara, varësisht prej profilit.

Nxënësit  me këtë rast do të ekspozojnë punimet e tyre të diplomimit në kuadër të pjesës praktike të Testit të Brendshëm i cili mbahet për shkolla profesionale.

Ky diplomim publik  i maturantëve bëhet me qëllim të rritjes së frymës garuese mes nxënësve dhe rritjes së kreativitetit të tyre profesional.

 Është ceremonia e parë e këtij lloji e diplomimit  të maturantëve në shkollat profesionale.

Në kuadër të kësaj ceremonie është  edhe sfilata e profilit të Dizajnit  të modës  me veshje të punuara  me temën Veshjet tradicionale shqiptare me elemente moderne. Keni edhe një foto nga prova e nxënësve para diplomimit)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022  - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)