29 Maj 2020

Diaspora ndihmon fushatën për të ngritur fonde për Studentët e UP-së

Prishtinë, 8 maj - Vazhdon të mbahet fushata me qëllim ngritjen e fondeve që do të mundësojnë mbështetjen e studentëve të Universitetit të Prishtinës të cilët kanë synim fillimin e rrugëtimit të tyre në ndërmarrësi përmes Qendrës së Ndërmarrësisë dhe Inkubimit, VentureUp. 

VentureUp është qendër e cila ofron mbështetje për ndërmarrës, mentorim dhe trajnim për studentët të cilët dëshirojnë të tranformojnë idetë e tyre në biznese reale, dhe organizata të vet-qëndrueshme.

Fushata e mundësuar falë biznesmenit dhe filantropit Shqiptaro-Amerikan, Ramiz Kukaj, pronar i restaurantit të mirënjohur në Nju Jork ‘Cka ka Qëllu’, i cili iu bashkua kësaj iniciative për të ndihmuar studentë e këtij Universiteti për të krijuar një të ardhme sa më të mire doli të ketë një sukses të madh për një periudhë të shkurtë kohore.

“Jam i lumtur të shoh se fushatës për të ndihmuar rininë tonë iu bashkuan edhe shume miq nga diaspora duke dhuruar dhe duke shpërndarë kampanjën. Me anë të këtyre donacioneve po shpresojmë se studentet e Kosovës do jenë në gjendje të tejkalojnë shume sfida dhe probleme që do hasin drejt rrugëtimit tyre drejt suksesit. Ti ndihmojmë rinisë, ata janë e ardhmja jonë!” theksoi Z. Kukaj.

Me fondet e ngritura nga fushata online, VentureUp synon të inkuboj 17 ndërmarrje të reja ‘startup’, me 51 ndërmarrës të rinj, të ofrojë trajnime online për 14 javë, të ofrojë 150 orë mentorim për studentët, si dhe 60 orë/muaj trajnime në Aftësi të Buta. Qëllim është që të aftësohen 4,800 të rinj deri në Shtator të 2020-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)