29 Mars 2024

Certifikohen drejtorë të shkollave të Klinës për vlerësim të përformancës

Klinë, 14 dhjetor - Janë certifikuar drejtorë dhe koordinatorë të shkollave të Komunës së Klinës për vlerësimin e përformancës së shkollës pas trajnimit 5 ditorë me temë: Vlerësimi i  brendshëm i shkollës.

Trajnimi është organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Klinë dhe është mbështetur nga Instituti Pedagogjik i Kosovës.

Pjesëmarrësit, gjatë 5 ditëve të trajnimin kanë dëshmuar përkushtim dhe angazhim për vlerësimin e përformancës.

Pas përfundimit të trajnimit  ekipet e shkollave në periudhën dy mujore kanë realizuar procesin e vetëvlerësimit në shkolla, ku secila shkollë ka dorëzuar në DKA raportet e përfundimit të punës. Pastaj, Instituti Pedagogjik i Kosovës, i ka vlerësuar këto raportet të shkollave dhe  pas kësaj ka certifikuar drejtorët  dhe koordinatorët.

Vlerësimi i përformancës së shkollës është obligim me Udhëzime Administrative të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.   ​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)