15 Prill 2021

Certifikohen 16 mësimdhënës për metoda të reja

Prishtinë, 5 tetor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), në bashkëpunim me KulturKontakt-Austria ka organizuar konferencën me temën “Qasje të reja në Mësimdhënie dhe Mësimnxënie-Diferencimi dhe Individualizmi”.

Me rastin e përfundimit të projektit u bë edhe certifikimi 16 mësimdhënësve për trajner për metoda të reja të mësimdhënies.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, tha se Ministria e Asimit, Shkencës dhe Teknologjisë është e përkushtuar që të rrisë cilësinë në arsim.

”Tashmë ka kaluar periudha e emergjencës për ndërtim të hapësirave shkollore dhe po punohet në modernizimin e tyre, si dhe rritjen e performancës së mesimdhënësve, aftësimin për mësimdhënie me metodat bashkëkohore të mësimdhënies”, ka thënë zv.ministri Mustafa.

Sipas zëvendësministit Mustafa, MASHT në bashkëpunim me donatorë ndërkombëtarë në vazhdimësi ka organzuar trajnime të ndryshme ndërkohë që mësimdhënësit e trajnuar tash e tutje do të certifikohen per secilin trajnim që ata do ta mbajnë.

”Kjo do të ndikojë në vetëdijësimin e tyre për vlerën që kanë trajnimet në aftësimin profesional e që do të merren parasysh me rastin e Licencimit”,  tha Mustafa.

Ministria e Arsimit ka finalizuar 4 dokumente bazike zhvillimore të arsimit në Kosovë, të cilat do të ndikojnë në rritjen e cilësisë në arsim.

Zëvendësministri Mustafa tha se gjatë muajit nëntor të këtij viti për herë të parë do të bëhet pilotimi i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve dhe se Procesi i Licencimit do të fillojë gjatë vitit 2012.

Një fjalë rasti e mbajti edhe znj.Monika Mott, udhëheqëse e Departamentit të bashkëpunimit për arsim, e cila tha se “çështja e metodologjive të reja mësimore është diçka e vazhdueshme dhe asnjëherë nuk mund të thuhet e përsosur, por synimi është që të krijojmë ambient të mirë për të gjithë, që të kemi mësimdhënie cilësore ashtu që të kemi sa më pak analfabet profesional dhe sa më pak braktisje të shkollimit. Në këto procese Ministria e Arsimit është një partner i shkëlqyeshëm”, tha znj. Monika Mott .

Në këtë Konferencë ku u prezantuan edhe sukseset e projektit të KulturKontakt morën pjesë edhe Xhavit Dakaj, sekretari i Përgjithëshëm i MASHT, drejtorë shkollash e mësimdhënës, si dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, mbështetës të proceseve të arsimit në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Prill 2021 - Handikos dhe The Balkan Forum tashmë kanë nisur kampanjën ‘Thuaj Jo Qeseve të Plastikës’  përmes një aktiviteti simbolik zyrtarisht do të prezantojmë strajcat e ri-përdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me aftësi të kufizuara. (Sheshi ‘Skënderbeu’ dhe ‘Nënë Tereza’, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhes. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Agim Hamdija për vepren penale 'Organizimi i skemave piramidale'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas, ora 10:30)

- Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës  Hysen Durmishi do të mbajë konferencë per media. (Objekti i MMPHI-së, salla B201, oa ora 10:30,

- Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Artane Rizvanolli, vizitojnë ekipin e kampanjës 'Thuaj jo Qeseve të Plastikës'. (sheshi ‘Skënderbeu’ , ora 12:00)

- Pronarët e sallave të dasmave mbajnë takim lidhur me masat anti-Covid. (Golden Imperial në Veternik, ora 14:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Palestra Sportive “Tota” në Vushtrri, ora 14:30)