20 Prill 2024

Buja zbuloi pllakë përkujtimore në shkollën “11 Marsi” në Prizren

Prizren, 11 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja, i shoqëruar edhe nga kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, zbuloi pllakën përkujtimore në oborrin e Shkollës së Mesme të Lartë Teknike “11 Marsi” në  Prizren, kushtuar  nxënësve dëshmorë të kësaj shkolle si dhe emrat e dëshmorëve të datës 11 mars 1999 të rënë në Betejën e Jeshkovës.

Kjo ngjarje u zhvillua edhe në shenjë përkujtimi të protestave studentore të  vitit 1981.

Ministri Buja, me këtë rast, tha se me këtë akt ne po i kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët e kombit, ata që dhanë më të shtrenjtën për lirinë tonë.

“E veçanta e kësaj dite është se sot po përkujtojmë edhe demonstratat e para 32 vitesh që ndodhën në Prishtinë, pra demostartat studentore të vitit ‘81, të cilat ndërruan mendësinë politike të kohës dhe veprimin, duke ju kthyer kështu vetvetes sonë”, ka thënë ministri Buja.

Në vazhdim, ministri Buja në prononcim për media foli edhe për sukseset në arsim gjatë viteve të fundit.

“Arritjet janë të dukshme ndonëse mund të ketë edhe dobësi të pakta, por krahasuar me vendet në rajon  ne jemi dukshëm më mirë. Por, ne synojmë edhe më shumë, pra  synojmë që të jemi të barabartë edhe me vendet e  zhvilluara të Evropës sa përket cilësisë”, tha ministri Buja.

Për këtë qëllim, theksoi ai, ne jo vetëm kemi zgjeruar hapësirën shkollore, por po aftësojmë mësimdhënësit që ende nuk kishin diplomë të fakultetit.

“Po bëjmë avancimin e tyre profesional, po pajisim shkollën tonë me teknologji informative, gjithashtu po bëjmë edhe aftësimin (trajnimin) e mësimdhënësve për programin ECDL si dhe jem në proces të transformimit të Fakultetit të Edukimit”, tha ndër tjera ministri Buja.

Ministri i Arsimit, i shoqëruar nga zëvendësministri Usmen Baldzhi dhe këshilltarët  Naser Mrasori dhe Arbër Morina, ka vizituar laboratoret e shumta të kësaj shkolle  profesionale, me ç`rast bisedoi edhe me nxënësit e drejtimeve (profileve) të ndryshme në këtë shkollë, të cilët njëherësh performuan në praktikë njohuritë e tyre  profesionale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)