24 Prill 2024

Buja: Raportet Turqi - Kosovë janë më tepër miqësore

Prishtinë, 2 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka pritur sot në takim rektorin e Universitetit Teknik (ITU) në Stamboll, Muhamet Sahin, i cili shoqërohej nga ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, më të cilët ka diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit të Kosovës dhe Turqisë në sektorin e arsimit, veçanërisht në fushën e teknologjisë.

Ministri Buja pasi ka falënderuar rektorin Sahin për këtë vizitë bashkëpunimi, vlerësoi lartë kontributin e Turqisë në avancimin e proceseve në arsim.

Ministri Buja theksoi se raportet Turqi - Kosovë janë më tepër miqësore, duke pasur parasysh faktin se shteti turk ka pranuar një numër të madh të studentëve kosovarë në universitete të ndryshme dhe po vazhdon ta bëjë këtë.

Ndërsa, rektori  Muhamet Sahin foli për rëndësinë që ky universitet po u kushton marrëdhënieve ndërkombëtare, në vazhdën e të cilave ishte edhe vizita me ministrin e Arsimit në Kosovë.

Rektori Sahin, po ashtu, ftoi ministrin Buja për një vizitë në këtë institucion të Arsimit të Lartë në Turqi, me qëllim krijimin e një marrëveshje bashkëpunimi në programet master dhe doktoraturë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)