20 Prill 2024

Buja hapi punimet e Seminarit 31 ndërkombëtar të Gjuhës Shqipe

Prishtinë, 13 korrik - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, mori pjesë sot në hapjen e punimeve të Seminarit të 31 ndërkombëtar të  Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

Ministri  Buja, duke folur për ecuritë e  ekzistimit të seminarit  me fokus vitet  nëntëdhjeta  tha se  “Seminari ndërkombëtar i  Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, ndonëse kishte rënie në vitet  90- ta, ishte institucioni  që mbajti gjallë  kulturën dhe  traditën kombëtare”.

Sipas tij, “kjo u bë përmes njerëzve,  miqve  e dashamirëve të albanologjisë që erdhën  këtu e që  ishin ambasadorët më kuptimplotë  për të bartur  atë që duhej bartur dhe pasqyruar,  përmes portës së madhe të kulturës , për t`na njohur kush ishim, çfarë bëjmë dhe ku synojmë”.

Punimet e seminarit i përshëndeti edhe zëvëndësministri i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Hajdin Abazi, kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa dhe  në emër të Akademisë së Shkencave të Kosovës, Pajazit Nushi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)