29 Mars 2024

Buja ftohet nëkonferencën e Ministrave Evropian të Arsimit

Prishtinë, 29 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, priti sot ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, me të cilin biseduan për zhvillimet aktuale në fushën e arsimit në Kosovë.

Ambasadori Cliff me këtë rast i bëri ftesën zyrtare ministri Buja që të merrë pjesë në Konferencën e Ministrave Evropian të Arsimit, e cila çdo vit mbahet në Londër, në janar 2013.

Ministri Buja tha se fal miqve tanë ndërkombëtarë arsimi në Kosovë, por edhe vet shteti ynë çdo ditë e më shumë po konsolidohet. 

“Ne jemi mirënjohës për të gjitha që po i bëni për të mirën e vendit tonë”, tha ministri Buja, duke shtuar se tashmë po intensifikohen edhe kontaktet e drejtpërdrejta të institucioneve tona arsimore, siç është rasti me Universitetin Publik të Kosovës me ato të Anglisë. 

Nga ana e tij, ambasadori Cliff gjithashtu tha se kjo konferencë që do të organizohet në janar është edhe një rast i mirë që të këmbehen përvojat më të mira të vendeve të ndryshme.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)