20 Prill 2024

Buja e Zhbogar bashkëbiseduan me nxënësit e “Xhevdet Doda”

Prishtinë, 16 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, mori pjesë sot në ligjëraten e mbajtur nga Udhëheqësi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar në gjimnazin “Xhevdet  Doda” në Prishtinë.

Ministri Buja pasi prezantoi Zhbogar para nxënësve të shkollës, tha se “ne jemi të nderuar dhe të privilegjuar për prezencën e Zhbogar  në Kosovë, por edhe sot në shkollën tuaj, sepse është mik dhe bashkëpunëtor i madh me ne’, duke shtuar se arritjet në Kosovë janë të përbashkëta falë një bashkëpunimi të mirë.

Zhbogar para nxënësve të shkollës “Xhedvet Doda” ka folur për historikun e Bashkimit e Evropian (BE), ditën e 9  majit- Dita e Evropës, si dhe për rrugën e Kosovës drejt integrimit në familjen e evropiane.

“Kosova e ka perspektivën evropiane , ju jeni gjenerata e ardhshme evropiane e Kosovës dhe zërin tuaj duhet ta dëgjojnë jo vetëm zyrtarët e BE-së, por edhe politikanët e Kosovës, zyrtarët qeveritarë , deputetët  dhe mediat, sepse ju jeni ata të cilët e përcaktoni drejtimin e Kosovës drejt BE-së“, tha Zhbogar

Zhbogar ju përgjigj edhe pyetjeve të nxënësve që kishin të bëjnë me gjasat e Kosovës për integrimin në mekanizmat evropiane , procesin e liberalizimit të vizave , çështjen e luftimit të korrupsionit etj.

Udhëheqësi i Zyrës së BE-së në Kosovë në fund bëri të ditur se Bashkimi Evropian po krijon mundësi që përmes projekteve të ndryshme, kurseve të diturisë të krijojë mundësinë që të rinjtë kosovarë të vizitojnë shtetet e ndryshme evropiane.

Ndryshe, ligjërata e Zhbogar realizohet në kuadër të projektit \"EU Teach a Day\" i realizuar nga Zyra e BE-së në bashkëpunim me MAShT.

Përmes këtij projekti ambasadorët e vendeve të BE-së në Kosovë dhe zyrtarët e lartë të Zyrës së BE/EUSR, ligjërojnë për Bashkimin Evropian dhe perspektivën evropiane të Kosovës nëpër shkolla të ndryshme të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)