23 Prill 2024

Buja dhe Drews inaugurojnë bibliotekën e NATO-s në IESPE

Prishtinë, 1 shtator - Ministri i  Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, dhe Komandanti i KFOR-it në Kosovë , Gjneral Major , Erhard Drews  kanë inauguruar  solemnisht Bibliotekën  e  NATO-s, në Kolegjin  IESPE – Prishtinë.

Kolegji IESPE është institucion i arsimit të lartë i dedikuar për studime evropiane dhe të sigurisë. Ndërkaq biblioteka është themeluar në bashkëpunim të plotë me Divizionin për Diplomaci Publike të NATO-s në Bruksel.

Me këtë rast ministri i Arsimit , Ramë  Buja ,  ndër tjera  tha se Kolegji  ISPE është njëri nga institucionet që po ngritë q`do ditë cilësinë arsimore në Kosovë dhe vlerësoi se:  “kur del një libër në sfond , është hapur një dritare dhe kur hapet një bibliotekë është hapur një horizont i tërë”.

Në vazhdim ministri Buja , ka falënderuar  komandantin e  KFOR-it në Kosovë , Gjeneral Major, Erhard Drews  për kontributin e dhënë në misionin që ka, për kontributin e dhënë  për lirinë e Kosovës, por edhe për sjelljen e kësaj bibliotekës në  sfondin e Kolegjit  IESPE.

“Shpeshherë  kemi falënderuar NATON për  veprimet konkrete që ka bërë në realizimin e lirisë sonë , por ky falënderim është i veçantë për faktin se tani na sjellë  njohuri dhe përvojë të shkruara përmes bibliotekës së NATO-s. Ne e dimë se sa i duhet Kosovës njohuria për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.\"

\"Djemtë dhe vajzat tona janë të gatshëm të marrin dituri , të përgatiten psikofizikisht që të jenë të gatshëm për atë sigurinë e domosdoshme që duhet ta ketë secili shtet dhe shteti i Kosovës” ka thënë ministri Buja  duke uruar  studentët dhe pedagogët e IESPE  për suksese të mira edhe në të ardhmen. 

Sipas zyrtarëve të Kolegjit IESPE, biblioteka e inauguruar sot, do të jetë  në dispozicion të studentëve të  IESPE –së dhe institucioneve tjera akademike , si dhe mirëpret hulumtues , gazetarë dhe pjesëtar  tjerë të interesuat  të publikut të gjerë.

 Në këtë ceremoni te veçantë ishin të pranishëm  profesor dhe studentë të kolegjit  IESPE , përfaqësues të KFOR-it  në Kosovë dhe përfaqësues të mediave  .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)