20 Prill 2024

Buja bisedoi me përfaqësuesit e BB për mundësi bashkëpunimi

Prishtinë, 29 qershor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka pritur sot Koordinatorin e Bankës Botërore të sektorit për zhvillim për Evropë dhe Azinë Qendrore, Christoph Kurowski dhe përfaqësuesen e BB në Kosovë, Flora Kelmendi.

Me mysafirët, ministri Buja ka biseduar për të arriturat e Ministrisë së Arsimit, të cilat janë bërë me ndihmën e  projektit IDEP (Projekti për Zhvillim Institucional në Edukim), të BB-së, si dhe për nevoja tjera për investime që ka arsimi në Kosovë.

Ministri Buja falenderoi BB-së për ndihmën që ka dhënë në shumë segmente të rëndësishme të arsimit në Kosovë dhe e informoi mysafirin nga Washingtoni  rreth proceseve dhe projekteve për të cilat BB ka dhënë një kontribut të madh.

Ai përmendi faktin se dje janë dhënë edhe 100 licencat e para për mësimdhënësit në Kosovë.

Ministri po ashtu tha se po vazhdohet edhe më raundin e dytë dhe të tretë të granteve dhe shprehu besimin e tij se deri në fund të vitit do të përfundohet edhe ky proces, ndërsa përmendi edhe ndërtimin e shkollës model, për të cilën janë duke u zhvilluar procedurat për ndërtimin e saj.

“Jemi shumë të gëzuar për fillimin e procesit të licencimit të mësimdhënësve dhe jemi të interesuar që këtë proces ta vazhdojmë bashkë pa ndërprerë, por jemi të interesuar që në këtë proces të licencimit t’i fusim edhe drejtorët e shkollave”, tha ministri Buja.

Ndër nevojat për investime të mëtutjeshme, ministri përmendi sistemin e arsimit parafillor dhe parashkollor, ku tha se MAShT-i është i interesuar që të sigurojë gjithëpërfshirje dhe kuadro të përgatitura në këtë drejtim.

Ndërsa, z. Christoph Kurowski tha se ka ardhur në Kosovë që të informohet për atë që është arritur me ndihmën e Bankës Botërore, dhe bashkë me përfaqësuesit e MAShT-it të indentifikojnë nevojat për mëtutje.

Ai theksoi se “dija është më e rëndësishme se paratë”, prandaj tha se Banka Botërore po përpiqet të kontribuojnë në sigurimin e kushteve për të fituar sa më shumë dije.

Projekti IDEP ka filluar në vitin 2008 dhe përkrahë reformat në arsimin parauniversitar dhe arsimin e lartë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)