18 Shtator 2020

Bordi i Drejtorëve të Gjilanit mirëpret nënkryetarin për komunitete, Dr. Hysein

Gjilan, 5 gusht – Nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, është mbajtur mbledhja e Bordit të Drejtorëve, ku është mirëpritur nënkryetari për komunitete, dr. Kadir Hysein, i cili është sapo është emëruar në këtë pozitë.

Në këtë takim, është folur edhe për luftën kundër pandemisë, investimet publike dhe përgatitjet për testin e arritshmërisë dhe të maturës.

Sa i përket çerdheve publike, në këtë takim është bërë e ditur se rezultatet e fëmijëve të pranuar do të publikohen më 15 gusht, ndërkohë që është konfirmuar se ato janë të gatshme për t’u hapur në fund të gushtit.

Ndryshe, gjatë javës, në Gjilan janë hapur gjashtë çerdhe private, të cilat operojnë në kushte pandemie dhe nën rekomandimet e ekspertëve të kësaj fushe.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Shtator 2020

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, do të bëjnë përurimin e shtimit të katit të dytë dhe renovimit të katit të parë të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Zhur. (Fshati Zhur, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e nëntë e Komiteti për Politik dhe Financa të Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)  

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ketë nje vizitë një grupi të të rinjve të Kosoves, nga etni të ndryshme. (Kabineti i Ministres MKRS, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në mbledhjen komemorative për gazetarin Sulejman Gashi. (Salla “ 1 Tetori ”, ora 13:30)

- Banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës protestojnë pas vendimit për mbylljen e disa shkollave në këtë qytet. (Para objektit të Komunës së Kamenicës, ora 14:00)