05 Qershor 2020

Binjakëzohen shtatë shkolla të Gjilanit me shtatë shkolla të Bursës së Turqisë

Gjilan, 16 prill – Komuna e Gjilanit ka shënuar edhe një hap përpara në zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e arsimit dhe njëkohësisht krijimin e urave lidhëse mes shkollave të Gjilanit dhe atyre të Komunës së Bursës në Turqi, kështu që sot kanë bërë binjakëzimin e tyre, ka njoftuar drejtoria e Arsimit në Gjilan.

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka thënë se është bërë binjakëzimi i shtatë shkollave të Gjilanit me shtatë shkolla të lëmive dhe natyrës së njejtë të Komunës së Bursës.

“Së bashku me drejtorin e arsimit në Bursa, Gürhan Çokgezer, kemi nënshkruar marreveshje binjakëzimi mes shkollave tona me qëllimin që nxënësit dhe mësimdhënësit të bashkëpunojmë për ngritje të cilësisë në mësim, shkëmbimin e përvojave, por edhe krijimin e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të projekteve të përbashkëta”, ka thënë mes tjerash drejtori Gagica.

Për ndryshe, Komunat e Gjilanit, të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit janë Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini”, pastaj shkolla “Abaz Ajeti”, “Sadulla Brestovci”, Vatra e Diturisë, “Zija Shemsiu”, “Nazim Hikmet” dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Arbëria”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020

- Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)