29 Mars 2024

Bexheti e Aliaj, Rexhepi e Tahiri, prorektorë të UP-së

Prishtinë, 25 shtator - Rektori i ri i Universitetit të Prishtinës (UP), Ibrahim Gashi, pritet që shumë shpejt t’i bëjë publike emrat e zëvendësve të vet.

Këtë mandat, në bazë të statutit të ri të UP-së, parashihet të jenë katër prorektorë: prorektori për mësimdhënie dhe çështjeve për studentë, për financa dhe infrastrukturë, për kërkime shkencore dhe për bashkëpunim ndërkombëtar.

Rektori Gashi nuk ka dashur të hënën t’i komentojë emrat e prorektorëve të mundshëm. Ai ka thënë se emrat e prorektorëve do të bëhen publik deri në fund të kësaj jave. “Të premten do t’i bëj publike emrat e prorektorëve”, ka thënë rektori Gashi.

Një burim i “Epokës së re” brenda Universitetit të Prishtinës ia ka treguar gazetës emrat e mundshëm të prorektorëve.

“Nuri Bexheti do të jetë prorektor për mësimdhënie, Avdullah Aliaj prorektor për kërkime shkencore, Sejdi Rexhepi prorektor për financa dhe Lindita Tahiri prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar”, i ka thënë “Epokës së re” një burim brenda Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Ibrahim Gashi do ta marrë postin e rektorit të Universitetit të Prishtinës më 1 tetor, që shënon edhe fillimin e vitit akademik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)