26 Prill 2024

Arrihet pajtueshmëri për zëvendësimin e orëve të humbura

Prishtinë, 15 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në takimin e përbashkët të drejtorëve komunalë të arsimit, ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësuesit e SBAShK-ut, BSPK-së dhe KMDLNJ-së.

Në këtë takim, është diskutuar për zëvendësimin e ditëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve, me ç’rast të gjithë drejtorët e DKA-ve janë pajtuar se duhet të zëvendësohen këto orë, duke qenë se është interes i nxënësve.

Gjatë këtij takimi, ministri Bytyqi ka theksuar se vendimi i tij është në fuqi, por në një situatë të re duhet të ndryshojë formula e zëvendësimit të orëve të humbura, ndërsa drejtorët e DKA-ve janë pajtuar se duhet të zbatohet Udhëzimi Administrativ që ka të bëjë me normativin dhe kalendarin shkollor dhe se do të bëjnë një plan të ri, secili për komunën e vet, për zëvendësimin e orëve të humbura.

Ministri Bytyqi ka theksuar se MAShT është e gatshme t’i përkrahë drejtorët në këtë drejtim, ndërsa ka theksuar se i përkrahë kërkesat e SBAShK-ut, por kërkesat e Sindikatës dhe zëvendësimin e orëve i sheh si dy procese të ndara.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)