22 Shtator 2019

Arrihet marrëveshja me SBAShK-un, ndalet edhe greva e mësimdhënësve

Prishtinë, 1 shkurt - Pas takimit që u zhvillua në Kuvendin e Kosovës, së bashku me kryetarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe përfaqësuesin e sindikatës së SBAShK-ut, Rrahman Jashari është arrit një marrëveshje për kërkesat e sindikatës së Arsimit dhe kësisoj të ndalet edhe greva e mësimdhënësve.

“Jemi shumë pak kohë para votimit të ligjit për paga, një ligj që e kemi pritur dhe që nuk e kemi pasur, pra pas 20 vitesh. Unë jam i vetëdijshëm që përgatitja për këtë ligj dhe puna që ka ndodhur rreth këtij ligji ka shqetësuar të gjitha kategoritë që paguhen nga buxheti. Ne nuk i kemi keqkuptuar asnjëherë shqetësimet e tyre por i kemi mirëpritur ato shqetësime”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, kryeministri Haradnaj tha se sot kanë arritur maksimumin e këtij ligji dhe se arritja e kësaj marrëveshjeje  nuk ka qenë e mundshme me sindikatën e SBAShK-ut pa ndihmën e kryetarit Veseli, sikurse edhe ndihmën e komisionit e kryetarit Nait Hasani.

“Është  e ditur që qeveria e vendit është e interesuar t’iu japë përgjigje të gjitha kategorive e që paguhen prej buxhetit.  I kemi edhe sfidat por që ju siguroj se do të respektohet dinjiteti i të gjithëve në Kosovë”, tha kryeministri Haradinaj duke e bërë të qartë se nuk është në interesin  e askujt që cilado kategori të mos respektohet në kategorinë e vet. “Jemi gati për nesër”, përfundoi kryeministri Haradinaj.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se është i lumtur që nxënësit e Kosovës dhe mësimdhënësit nga e hëna do t’i kthehen shkollave dhe mësimi do të fillojë, duke falënderuar kryeministrin Haradinaj dhe sindikatën e arsimit, të cilët kanë rol historik në shtetndërtimin në Republikën e Kosovës.

Me këtë marrëveshje të gjithë punëtorëve në sistemin e arsimit do t’u rriten pagat, derisa premtimet do të mbahen edhe për sektorët tjerë, siç janë policia, ushtria, shëndetësia, artistët, administrata publike, asamblistët e komunave, pensionistët dhe gjithë punëtorët tjerë.

Në këtë takim, krerët institucional janë dakorduar që punëtorëve të Doganave dhe të Administratës Tatimore të Kosovës të mos u preket statusi i tyre.

Nesër në Kuvend pritet të miratohet Projektligji për Paga, i cili do të mundësojë rritje të pagave për më shumë se 70 mijë punonjës të sektorit publik.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jashari, tha se marrëveshja e re e arritur me krerët institucionalë i ofron me kërkesat e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shtator 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës zhvillon garat ekipore në Superligën e Meshkujve. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, , do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Përmbylljes Java e Kosovës për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Tek monumenti Newborn, ora 12:30)

- Partia e Drejtësisë do të shënojë njëzet vjetorin e themelimit të Partisë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë e Sporteve, ora 14:00)