23 Prill 2024

Ardianë Halimi zgjedhet kryetare e USPE-së në UKZ

Prishtinë, 25 maj - Unioni i Studentëve Pro Europian në Universitetin “Kadri Zeka” ka mbajtur mbledhjen e rregullt të kryesisë. Në mbledhjen e mbajtur sot më datë 25 Maj 2018, është zgjedhur kryetari i organizës për qendrën e Gjilanit.

Pas diskutimeve të shumta dhe propozimeve me shumicë votash studentja e Fakultetit Juridik Ardianë Halimi u zgjodh kryetare e USPE-së dega në Gjilan.

Halimi në fjalën e parë të saj si kryetare ka falenderuar kryetarin e deritashëm Fatmir Kastrati për angazhimin dhe kontributin e dhënë, ndërkaq ka theksuar se do të vazhdoj me konsolidim të brendshëm duke hapur organizatën për anëtarsime të reja.

Halimi gjithashtu theksoi se “USPE është simboli i rinisë dhe studentëve të anamoravës, prej vitit 2010 e deri sot studentët kanë krijuar dhe kanë konsoliduar adresën e tyre studentore në Universitetin e Prishtinës, më pasë atë të Prizrenit, të Gjakovës dhe natyrshëm në Universitetin “Kadri Zeka”, prandaj, është detyrë e jona që të angazhohemi për të vazhduar rrugën e ndjekur nga gjeneratat e kaluara, për të ndërtuar e zhvilluar një universitet model.

USPE mbetet organizata me shtrirjen më të madhe studentore në nivel të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)