25 Prill 2024

Ambasada e Francës feston sot Ditën e profesorëve të frëngjishtes

Prishtinë, 26 nëntor - Ambasada e Francës në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Shoqata e profesorëve të gjuhës frënge në Kosovë (APFK) festojnë sot Ditën e profesorëve të frëngjishtes.

E themeluar në vitin 2019 nga Federata ndërkombëtare e profesorëve të frengjishtes (FIPF), Dita e profesorëve të gjuhës frenge  është një ditë ndërkombëtare për të nxjerr në pah vlerën e profesionit të arsimtarit të frengjishtes. Për edicion e sivjemë  Ambasada e Francës në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe APFK organizojnë dy aktivitete:me temën "Lidhje të reja, praktika të reja: projekte për nesër".

Me kete rast sot publikohet në rrjetet sociale të një reportazhi mbi mësimin e frëngjishtes në Kosovë dhe tranzicioni i  profesorëve drejt mësimdhënies në internet;

Po ashtu organizohet një hackathon online  "Frankofonia dhe inovacioni dixhital ", në partneritet me shkollën kompjuterike EPITECH në Tiranë.

Po sot me 30 pjesëmarrës të moshës 17 deri 30 vjeç do të kenë për detyrë të imagjinojnë kursin e gjuhës frenge të së ardhmes, duke marrë parasysh sfidat që lidhen me evolucionin e shoqërive tona dhe përdorimet dixhitale.

Objektivi i tyre do të jetë të ofrojnë një përgjigje origjinale për këto çështje, duke prezantuar një projekt të zhvillimit të aplikacioneve në formën e një pitch-i  5-minutësh, një prezantim dhe ndoshta një skenar përdorimi.

Këto aktivitete kanë marrë mbështetje nga Institut Français Paris dhe Federata ndërkombëtare e profesorëve të frengjishtes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)