18 Prill 2024

Ambasada Britanike prezanton bursën prestigjioze Chevening

Prishtinë, 22 tetor - Ambasada Britanike në Kosovë në bashkëpunim me Asociacioni i Bursistëve Chevening të Kosovës mban konferencën me titull “Qëndrimet dhe aftësitë që i duhen një lideri të shekullit 21.”

Panelistë në këtë konferencë do të jenë, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuara në Kosovë z. Ruairi O’Connell, si dhe bursistët: Besnik Tahiri, Merita Kostanica-Ukaj, Bersant Disha dhe Jehona Gjurgjeala, e cila do ta moderojë këtë konferencë.

Konferenca ka për qëllim që të informojë të interesuarit për të aplikuar për bursën prestigjioze Chevening, e cila financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe organizatat partnere.

Ngritja profesionale e liderëve të së ardhmes është një nga objektivat që ka programi global i bursave Chevening.

Kjo bursë prestigjioze u mundëson bursistëve të shquar që brenda një viti të mbarojnë studimet Master në njërin nga universitetet e përzgjedhura në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë vit, janë bërë 35 vite që kur është themeluar bursa Chevening, ndërsa në Kosovë, bursat Chevening ndahen që nga viti 2001. Afati  për aplikim për këto bursa është deri më 6 Nëntor. 

Duke marrë parasysh që shumë të rinj të Kosovës kanë ambicie për të zhvilluar karrierën e tyre profesionale dhe akademike në Universitete të njohura në Britani të Madhe, kjo bursë u mundëson realizimin e këtij qëllimi.

Bursistë të Chevening nga Kosova, kanë arritur që të studiojnë në universitete prestigjioze në Britani të Madhe, si: Oxford University, London School of Economics-LSE, Kings College etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)