26 Shtator 2020

Akreditohen programet e Universitetit te Gjilanit

Prishtinë, 15 shtator - Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Republikës së Kosovës,  ka  akredituar Fakultetin Juridik i Përgjithshëm për periudhën pesë vjeçare, tetor 2020 – 30 shtator 2025,  dhe Fakultetin Ekonomik  programi Menaxhment dhe Ndërmarrësi me dy profile: profili i parë – Menaxhim dhe Ndërmarrësi; profili i dytë – Menaxhim i Marketingut dhe Shitjes, për një periudhe trevjeçare, 1 tetor 2020 – 30 shtator 2023, duke aprovuar kështu vlerësimet e ekspertëve ndërkombëtarë për procesin e akreditimit.

Grupi i ekspertëve i përbërë nga Prof. Dr. Tornike Khoshtaria, Prof. Dr. Goce Naumkovski, Ms. Marija Vasilevska (Student Expert), më 29 qershor 2020, ka zhvilluar takime online, për shkak të pandemisë me COVID-19, me grupe të organizuara nga Universiteti “Kadri Zeka” për këtë proces.

Pjesë e këtyre takimeve, përveç menaxhmentit të Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit Juridik, bartësit e programeve, përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë, stafit akademik, stafit të administratës dhe studentëve, të pranishëm ishin edhe të diplomuarit, grupi i biznesit respektivisht punëdhënësit e të diplomuarve etj.

Po ashtu për shkak të pandemisë dhe pamundësisë për të ardhur fizikisht ekspertët ndërkombëtarë në Kosovë, KSHC-ja vendosi që programeve ekzistuese, të cilave u skadon akreditimi gjatë këtij viti dhe nuk kanë qenë pjesë e procesit të vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtarë, t’ju vazhdohet akreditimi edhe për një vit.

KSHC-ja vendosi që aplikacionet për programet e reja të vlerësohen në periudhën e ardhëshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)