19 Prill 2024

AKK për vizitë studimore në Estoni

Prishtinë, 27 shtator - Një delegacion i Bordit të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve nën udhëheqjen e kryetarit të Bordit, Ragip Gjoshi, dhe ud.drejtoreshës së AKK, Teuta Danuza, qëndruan për një vizitë studimore në Estoni.

Vizita u organizua nga projekti EU KOSVET V me kërkesën e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve të vendit tonë, ndërkaq nikoqir i pritjes ishte Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve të Estonisë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte marrja e përvojave nga sistemi i arsimit, sidomos në arsimin profesional, me fokus të veçantë në implementimin e njohjes së mësimit paraprak dhe organizimin e nivelit të pestë të Arsimit.

Po ashtu, konsultimi rreth rolit dhe procesit të funksionimit të Autoritetit të Kualifikimeve Estonez në sistemin e arsimit dhe aftësimit, si dhe shikimi i mundësisë që këto informata të jenë pjesë e punës së Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve në Kosovë.

Po ashtu, gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve nga Kosova qëndruan në Ministrinë e Arsimit të Estonisë,  vizituan shkollën e shërbimeve ekonomike rurale, ku u pritën nga stafi menaxherial i shkollës dhe mësimdhënësit, si dhe vizituan Shkollën profesionale “Teko”, ku u njoftuan rreth kualifikimeve që ofron kjo shkollë.

Ndër të tjera, përfaqësuesit e Kosovës vizituan edhe fondacionin INNOVE, i cili bënë menaxhimin e projekteve të EU në Estoni, Qendrën Kombëtare të Provimeve dhe Odën Ekonomike Estoneze, ku u pritën nga përfaqësuesit e këtyre institucioneve.

Një pjesë e përfaqësuesve nga Kosova mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Peer Learning Activity” organizuar nga Autoriteti i Kualifikimeve Estonez.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)