25 Prill 2024

72 për qind e profesorëve nuk justifikojnë titujt e tyre akademikë

Prishtinë, 5 dhjetor - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka prezantuar raportin “Integriteti Akademik i Profesorëve në Universitetin e Prishtinës”, ku janë analizuar CV-të e 481 profesorëve me tituj akademikë dhe kontratë të rregullt në Universitetin e Prishtinës, sa i përket publikimeve shkencore.

ORCA ka bazuar hulumtimin e saj në dispozitat e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Statutin e Universitetit të Prishtinës.

Gjithashtu, për vlerësimin e revistave shkencore, ORCA ka përdorur Parimet e Transparencës të përpiluara nga disa nga organizatat më të mëdha të publikimit shkencor, si dhe Listën e Beallit për revista dhe botues të dyshimtë.

Në këtë raport paraqiten të dhënat si: 28% të profesorëve të UP-së kanë botuar së paku një herë në revista të dyshimta; 72% e profesorëve nuk justifikojnë titujt e tyre akademikë sipas dispozitave në fuqi; si dhe të dhëna specifike për secilin fakultet të Universitetit të Prishtinës, sa i përket publikimeve shkencore dhe justifikimit të titujve.

Po ashtu, ky raport paraqet të dhëna unike sa i përket numrit total të publikimeve shkencore në Universitet.

Në prezantimin e raportit, ishte prezent edhe profesori Jeffrey Beall, themeluesi i Listës së Beallit për revistat dhe botuesit e dyshimtë.

Nesër, ORCA do organizojë një ligjëratë me Profesorin Beall dhe disa panele diskutimi, në Fakultetin e Edukimit, nga ora 13:00.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)