19 Prill 2024

60 vjet pune të Muzeut të qytetit të Mitrovicës

Prishtinë, 8 qershor - Përfaqësues të institucioneve lokale e të vendit, diplomatë të huaj, ekspertë, dashamirë dhe qytetarë të shumtë, kanë marrë pjesë në manifestimin kushtuar 60 vjetorit të  themelimit dhe punës të Muzeut të qytetit të Mitrovicës.

Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, pasi ka përgëzuar punonjësit e Muzeut për punën e mirë që kanë bërë deri tash, ka thënë se është i informuar mirë për të gjitha vështirësitë me të cilat po ballafaqohet në punën e përditshme ky institucion me rëndësi i komunës.

Ai i ka njoftuar pjesëmarrësit e manifestimit se komuna e ka përgatitur planin ideor të ndërtesës së re të Muzeut, që do të ndërtohet në vendin e ish shtëpisë së kulturës “Kej Lushta”. “Do të bëjmë ç’mos që këtë projekt ta realizojmë sa më shpejtë që është e mundur, sepse Mitrovica me specifikat e veta që i ka, mund të ju ofroj të interesuarve vlera të shumta e të ndryshme muzeale.

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Zhan Fransua Fitou, ka thënë se mitrovicasit duhet të jenë krenar që jetojnë në qytetin më specifik të Kosovës, ku historia, fatkeqësisht, nuk ka qenë gjithherë e mirë dhe e këndshme.

“Mitrovica ka vuajtur shumë më shumë se sa qytetet tjera të Kosovës, por ajo ofron shumë më tepër se qytetet tjera vlera kulturore, që janë tejet të rëndësishme për njeriun”, ka thënë ai.

Fitou ka thënë se mitrovicasit duhet t’i kultivojnë vlerat kulturore, sepse pa këto nuk mund as ta zhvillojnë qytetin e tyre dhe që të vizitojnë sa më shumë muzeun, ku ruhen vlera të shumta muzeale, kulturore që e pasurojnë jetën e njeriut.

Jehona Shyti, këshilltare e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, duke i përshëndet të pranishmit në emër të ministrit, ka thënë se Muzeu i Mitrovicës gjithmonë ka ruajtur vlera të mirëfillta kulturore dhe se ka qenë mjaftë aktiv, e sidomos kohëve të fundit.

Drejtori i Muzeut të Qytetit, Hajrullah Mustafa, tha se që nga themelimi i tij më 1952, Muzeu i Mitrovicës i ka ushtruar me përgjegjësi detyrat që i janë besuar. Pasi ka folur për kushte të vështira në të cilat aktualisht punon Muzeu, Mustafa ka thënë se në Muze funksionojnë disa sektorë.

Ndër sektorët më të rëndësishëm Mustafa përmendi atë të arkeologjisë me mbi 1.000 eksponate, pastaj sektorin e etnografisë me mbi 800 eksponate, pastaj sektorin e historisë, ku ruhen shumë dokumente të rëndësishëm etj.

Roxane Suratgar përfaqësuese e USAID-it në cilësinë e vëzhguesit në këtë projekt është shprehur e sigurt që Qeveria e Kosovës e ka menaxhuar procesin e privatizimit të KEDS-it në mënyrë transaprente dhe profesionale sipas standardeve më të larta ndërkombëtare andaj e mbështet tërësisht vendimin e KQP-së.

Ndërsa, Joe Oliver – këshilltar i lartë financiar në Deloitte, gjithashtu vëzhgues në proces tha se Qeveria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të siguruar transparencë dhe qasje të plotë dhe të hapur në informatat gjatë tërë procesit të privatizimit të KEDS-it ku ka përfshirë edhe angazhimin e palëve të interesit dhe ekspertë për t’i shqyrtuar të gjitha dokumentet përkatëse, ndërsa të gjitha kompanitë e parakualifikuara kanë pasur qasje të barabartë në këtë proces. 

Nga ana e tij, përfaqësues i konsorciumit Limak& Çalik, Ismail Ergunes e ka vlerësuar këtë proces jashtëzakonisht transparent dhe të drejtë, ndërsa shtoi se i njohin mirë të gjitha problemet në rrjetin e shpërndarjes së Kosovës.

Ai tha se nëse u jepet ky projekt do të avancojnë rrjetin e shpërndarjes dhe do të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve, duke theksuar se çmimi nuk është gjëja më e rëndësishme nëse dëshirojmë shërbime cilësore dhe siguri të furnizimit me energji elektrike, ngase kjo kërkon më shumë investime në rrjet.

Ndryshe, propozimi i Komitetit Qeveritar të Privatizimit duhet të marrë aprovimin e kabinetit Qeveritar në mënyrë që konsorciumin Limak &Çalik të shpallet zyrtarisht fitues në privatizimin e KEDS-it.

   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)