06 Tetor 2022

60 shkolla bëhen me Qendra Kreative - nxënësit krijojnë zgjidhje teknologjike

Prishtinë, 2 qershor - Falë projektit “Qendrat kreative në shkollat e Kosovës” të implementuar nga PBC dhe të financuar nga Ministria e Ekonomisë, 60 shkolla të mesme të Kosovë janë bërë me qendra kreative. Përmes mjeteve të siguruara nga projekti, në këto shkolla janë funksionalizuar laboratorët të TIK-ut.

Përveç pajisjeve, nxënësit dhe profesorët përfituan njohuri në fushën e TIK-ut. PBC përmes njësisë së saj - PBC Academy trajnoi pjesëmarrësit për këto module: trendet e reja në TIK; ndërmarrësi dhe inovacion; programim të orientuar në objekte; LittleBits; Arduino; Rasberry PI; dizajnim dhe printim, si dhe etikë në punë.

Menaxheri i këtij projektit, Adriatik Olloni, tha se janë të lumtur që nga ky projekt kanë përfituar mbi 900 nxënës dhe 120 arsimtarë të TIK-ut, nga të gjitha viset e Kosovës. Ai shtoi se:

“Përveç furnizimit me mjete, ideja e projektit ka qenë që të aftësohen më shumë nxënës dhe arsimtarë në këtë fushë. Prandaj, kemi realizuar me sukses këtë mision sepse gjatë këtij projekti janë trajnuar 900 nxënës dhe 120 arsimtarë. Ndonëse kemi hasë në vështirësi  për shkak të pandemisë, megjithatë kemi arritur që ta përfundojmë me sukses”, tha Olloni.   

Puna mbi 1 vjeçare në këtë projekt u kurorëzua me garën e zhvilluar ndërmjet shkollave për idetë më të mira dhe kreative, të cilat e gjejnë zgjidhjen e problemeve shoqërore tek teknologjia. Para një komisioni profesional, 60 shkolla konkurruan me projektet e tyre, 6 prej të cilave arritën në finale.

Detektimi i maskës; digjitalizimi i ziles së shkollës; qyteti i gjelbër; monitorimi i ajrit dhe temperaturës në shtëpi; menaxhimi digjital i ushqimit të qenit, si dhe hyrje/daljet përmes detektimit të fytyrës, janë problemet shoqërore zgjidhjen e të cilave këta nxënës e kanë gjetur përmes teknologjisë, bazuar në njohuritë që i kanë marrë nga trajnimet e këtij projekti.

Kryetari i komisionit vlerësues, prof. dr. Blerim Rexha, tha se nxënësit kanë trajtuar tema që preokupojnë gjithë shoqërinë.

“Ishte kënaqësi të shohim dhe konstatojmë arritjet e këtyre nxënësve. Këto projekte janë rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të trajnuesve nga PBC dhe arsimtarëve të shkollave profesionale dhe nxënësve”, tha Rexha.

Tri ekipet fituese të cilat do të përzgjidhen shumë shpejt do të shpërblehen me të holla dhe projekte do ta kenë shansin të shndërrohen në start up.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 tetor 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raporti me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Byroja Kosovare e Sigurimit shënon 11 vjetorin e themelimit. (Hotel Venus, ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe UNDP Kosova do të organizojnë  fillimi e fushatës për ndërgjegjësimin e publikut  “Festo me zemër, jo me armë” që synon ngritjen e vetëdijes për rrezikun e posedimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KEK-ut, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Oda Amerikane po organizon tryezën e rrumbullakët me titullin "Ndërtimi i partneritetit për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë", për të diskutuar lidhur me këtë temë dhe sfidat e tjera në fushën e kujdesit shëndetësor, me ekspertë eminentë nga Kroacia. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Jeton Mehmetin Kryesues i Bordit të Drejtorëve të KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjime publike përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të mbajë konferencë për media me temë 'Masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët'. (Ministria e Ekonomisë, salla e takimeve, ora 11:00)

- Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal lidhur me punën 6 mujore të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- Me rastin e vdekjes së ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Deli Lekaj, Komuna e Deçanit organizon mbledhjen komemorative. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KOSTT-it, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)