28 Mars 2024

5 Arsye pse të studiosh në Universitetin Metropolitan Tirana

Tiranë, 4 prill - Universiteti Metropolitan Tirana ndodhet në rrugën “Sotir Kolea” & “Budi”, pranë Qytetit Studenti, Tiranë. Godina e tij vlerësohet si një objekt modern dhe bashkëkohor, me pozicion të favorshëm për jetën studentore.

Universiteti ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me 2 laboratorët më prestigjiozë në Shqipëri për materialet e ndërtimit dhe dherat, me Institutin e Ndërtimit, Tiranë dhe me laboratorin “Elba” Sh. p. k.

Më poshtë gjeni 5 arsye pse të studiosh në Universitetin Metropolitan Tirana:

    Lokacioni,
    Bibloteka,
    Hapësirat,
    Bursat,
    Orientimi nga tregu i punës

- Universiteti Metropolitan Tirana ka infrastrukturë moderne, e cila plotëson nevojat e studentëve, stafit akademik dhe atij joakademik. Universiteti ndjek modelet e universiteteve më të njohura europiane. Një godinë moderne, me një arkitekturë të veçantë, e pajisur me ambiente polifunksionale, e pozicionuar në hyrje të Qytetit Studenti, me lehtësi akomodimi për studentët.

- Biblioteka e Universitetit Metropolitan Tirana është një ndër institucionet kryesore të zhvillimit profesional të studentëve. Biblioteka është kryesisht online, ku studentët kanë akses të personalizuar në informacionet kryesore të fushave të tyre të kërkimit, në revista prestigjioze akademike dhe botime të thelluara në fushat përkatëse.

- Universiteti është i pajisur me të gjitha ambientet që sigurojnë mirëformimin e studentëve. I kontrolluar vazhdimisht nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, dhe nga Instituti Higjieno-Sanitar, ka rezultuar me vlerësime të shkëlqyera.

- Universiteti Metropolitan Tirana ofron:

a) Bursë të plotë për maturantët me mesatare mbi 9 dhe notë mbi 9 në provimin e Matematikës së Maturës Shtetërore.

b) Bursë 100% të tarifës vjetore të shkollimit për fituesit e vendit të parë të olimpiadave rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare në fizikë, matematikë ose kimi, 70% të tarifës vjetore të shkollimit për fituesit e vendit të dytë, 50% të tarifës vjetore të shkollimit për fituesit e vendit të tretë.

c) Bursë 50% të tarifës vjetore të shkollimit për shqiptarët nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Diaspora për tre vitet e studimit Bachelor.

- Orientimi nga tregu i punës

Formimi universitar në Universitetin Metropolitan Tirana është parashikuar Job Oriented (orientim nga tregu i punës). Studentët do të kenë mundësinë që të bëjnë praktikë në kantieret e një sërë kompanive kontraktuese apo sub-kontraktuese të cilat bashkëpunojnë me ne si një mundesi, jo vetëm për të mësuar punën në praktikë, por mbi të gjitha si një mundësi punësimi në keto kompani.

Të studiosh Inxhinerinë Kompjuterike në Universitetin Metropolitan Tirana (Benifitet, mundësitë e punëve që i janë ofruar studentëve pas mbarimit të studimeve, ndonjë testiomonial)

Programi i studimit Bachelor në Inxhinierinë Kompjuterike përgatit teknikë të aftë të përdorin dhe të ripërtërijnë instrumentet teknologjike të informacionit dhe të komunikimit, sipas një këndvështrimi tipik inxhinierik, për t’u përballur me problematika të zakonshme në një spektër shumë të gjerë aplikimesh.

Tematikat që karakterizojnë formimin e një inxhinieri informatik shkojnë nga zhvillimi i sistemeve informatike për ndërmarrjet, në automatizimin e shërbimeve dhe industrisë, në aplikimet multimediale, në robotikë, në sistemet inteligjente dhe në zhvillimin e sistemeve telematike.

Përgatitja e dhënë do t’i lejojë inxhinierit informatik të bashkëpunojë me specialistët e të gjithë sektorëve të inxhinierisë, në veçanti me të gjithë specialistët që i përdorin gjithmonë e më shumë këto teknologji.

Njohuritë informatike mbulojnë parimet bazë të arkitekturës së kompjuterëve dhe të sistemeve të përpunimit, problemet që lidhen me projektimin dhe integrimin e sistemeve hardware dhe software në sistemet moderne të përpunimit të informacionit, me njohuri të thelluara në sistemet operative, në gjuhët e programimit, në teknologjitë dhe parimet për modelimin, projektimin dhe menaxhimin e të dhënave.

Studentët e Universitetit Metropolitan Tirana kanë mundësinë që të zhvillojnë praktikat e tyre në institucionet më të mira në vend dhe ndërkombëtare, që janë partnere me universitetin. Pas përfundimit të studimeve, në varësi të rezultateve, ata përfshihen në programet e punësimit të universitetit dhe partnerëve institucionalë.

    Master Shkencor në Inxhinierinë e Ndërtimit në Universitetin Metropolitan Tirana (Këtë artikull do të mund të ja u dërgoj studentëve të Artitekturës që janë në UBT në Kosovë)

Objektivi kryesor i këtij profili është përgatitja e mëtejshme e inxhinierit të ndërtimit dhe pajisja e tij me diplomë Master i Shkencave në fushën e “projektimit dhe ndërtimit të veprave të ndryshme inxhinierike në fushën e ndërtimeve civile, industriale dhe veprave të artit të infrastrukturës së transporteve”.

Mbi bazën e njohurive të marra në këtë program studimi i diplomuari do të jetë në gjendje të projektojë ndërtesa të ndryshme civile dhe industriale, si dhe do të specializohet në projektimin e veprave të artit në ndërtimet rrugore.

Gjithashtu, inxhinieri i strukturave do të përgatitet për të qenë i aftë të realizojë edhe ndërtimin e këtyre veprave inxhinierike. Ai do të jetë në gjendje të realizojë projektimin dhe zbatimin e këtyre punimeve në bashkëpunim dhe koordinim me specialistë të tjerë si në fushat e arkitekturës, urbanistikës, gjeodezisë, mjedisit etj.

Programet e studimit të ciklit të parë, që mundësojnë pranimin në këtë program studimi, janë Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi dhe Inxhinieri Hidroteknike.

Pas përfundimit të këtij cikli studimesh Inxhinieri i Strukturave do të jetë plotësisht në gjendje të ushtroje këtë profesion në fushat e lartpërmendura, si në institucionet publike, ashtu dhe në ato private.

Inxhinieri i këtij profili do të jetë në gjendje të mbulojë detyrat e inxhinierit të projektimit dhe zbatimit për këtë fushë, për rrjedhojë ai mund të jetë edhe drejtues teknik në shoqëritë e projektimit dhe të ndërtimit.

I diplomuari mund të punojë në profesion të lirë, pasi të ketë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit (licencën) nga institucionet kompetente.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)