16 Prill 2024

40 punonjës të arsimit në Ferizaj pa paga

Prishtinë, 11 prill - Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj ka njoftuar se 40 punonjës të arsimit në Ferizaj për një vit me radhë nuk kanë marrë asnjë cent për punën prej një viti.

Mësimdhënësit dhe drejtorët të cilëve nuk u është paguar nga një rrogë mujore sipas Vetëvendosjes, heshtin.

Ata janë në këtë kohe krize ekonomike më të gatshëm të punojnë një vit pa para dhe ta mbajnë një vend punë se sa ta ndërpresin punën deri sa shteti të ua paguaj borxhin.

"Ky nuk është lajmë i ri. I ri është premtimi i Drejtorit të Arsimit në Ferizaj se rrogat do të paguhen pas rishikimit të buxhetit të Komunës. Dhe ky është premtimi i dytë prej janarit të këtij viti."

"Ky rast tregon edhe një herë që pushteti komunal është i gatshëm ta shkel ligjin sa herë që atij i konvenon për interesa partiake  dhe nepotiste dhe ta mbroj sistemi sa herë që ky i fundit duhet t’i kryej obligimet ndaj qytetarëve", thekson Vetëvendosje. 

Ligji sipas Vetëvendosjes u shkel nga Komuna e Ferizajt që në momentin kur përkundër rekomandimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), Fondi Monetar Ndërkombëtar numri i punonjësve në arsim u rrit.

Rritja e numrit të punonjësve vuri në pah edhe një herë që Drejtoria e Arsimit nuk planifikon dhe nuk din të planifikoj zhvillimet në arsim, përndryshe nuk do të kishim të punësuar pa planifikim për shkak të rritjes së numrit të nxënësve.

Në anën tjetër gjithnjë sipas Vetëvendosjes arsyetimi se rrogat nuk mund të paguhen në mënyre retroaktive nuk qëndron. Këtë e pohon dhe mohon në të njëjtën kohë Drejtori i Arsimit i cili deklaron që rrogat do të paguhen pas rishikimit të buxhetit.

Pra pagesa në retroaktiv qenka e mundshme. Për shkak që shkelja e normave është bërë nga udhëheqja komunale, punonjësit që nuk kanë marrë rroga, do të paguhen nga mjetet vetanake të komunës.

Kjo i bie që qytetari Ferizajas të ndëshkohet për herë të dytë me ngarkesa shtojcë për buxhetin e Komunës të cilat realisht duhet t’i marr përsipër pushteti qendror. Hedhja e topit të përgjegjësisë nga Komuna në ministri dhe nga ministri në komunë flet për qasjen e pushtetit ndaj qytetarit dhe një sistem në të cilin ky i fundit është gjithnjë humbës.

Drejtori i Arsimit në Ferizaj thotë që pagesën e rrogave në retroaktiv nuk e lejon sistemi. Po sistemi nuk e lejo gjithashtu edhe lënien e punëtorëve pa rroga. Nga kjo kontradiktë e shkaktuar nga vet pushteti humbës është qytetari.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)