28 Mars 2024

25 dhejtor, 1, 2 dhe 7 janar do të jenë ditë pushimi

Prishtinë, 21 dhjetor - Bazuar në Ligjin për festat zyrtare në Kosovë dhe Kalendarin për vitin shkollor 2018/2019, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), njofton të gjitha institucionet arsimore se me rastin e Krishtlindjeve Katolike, data 25 dhjetor 2018 do të jetë ditë pushimi.

Po ashtu, ditë pushimi do të jenë edhe datat 1 dhe 2 janar 2019 me rastin e festës së Vitit të Ri, si dhe me 7 janar 2019 për nder të Krishtlindjeve Ortodokse.

Për institucionet e arsimit parauniversitar, periudha e parë e vitit shkollor përfundon me datën 28 dhjetor 2018 dhe periudha e dytë fillon më datën 14 janar 2019. Ndërsa, institucionet parashkollore pushojnë konform Ligjit për festat zyrtare (25 dhjetor 2018, 1, 2 dhe 7 janar 2019).

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ua uron festat e fundvitit të gjithë mësidhënësve, studentëve, nxënësve dhe prindërve!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)