16 Prill 2024

Terroristët e ISIS shkatërrojnë një kishë historike në Mosul

Bagdad, 4 shkurt - Grupi terrorist ISIS ka shkatërruar me lëndë eksplozive një kishë historike në kalanë e qytetit Mosul, qendër e provincës Nejnava në veri të Irakut.

Burimet zyrtare irakiane nga provinca Nejnava të martën kanë njoftuar se terroristët e ISIS para se të eksplodojnë lëndët eksplozive në kishën historike “Tahira Dakhilija” e njohur si Kalaja e qyteti Mosul, kanë plaçkitur të gjitha shkrimet dhe veprat historike të kësaj kishe.

Burimet irakiane me këtë rast gjithashtu kanë paralajmëruar për rrezikun që i kanoset edhe kishave dhe objekteve të tjera historike të minoriteteve fetare dhe kanë theksuar se ekziston mundësia që terroristët e ISIS të shkatërrojnë të gjitha objektet historike të këtij rajoni pa marrë parasysh se cilës fe i përkasin.

Vlen të theksohet se grupi terrorist ISIS pasi ka pushtuar qytetin Mosul më dhjetë qershor 23014 deri më tani ka shkatërruar një numër të madh të objekteve fetare duke përfshirë edhe xhamitë historike të këtij rajoni dhe varrin e profeti Junes a.s..

Ndërkohë Sa’ad Muin, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Irakut ka deklaruar se forcat e ushtrisë irakiane duke u mbështetur nga forcat ajrore kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në rajonet Teavon, Shari’a Taban dhe Nakhva në afërsi të qytetit Samira dhe gjatë këtyre operacioneve kanë vrarë 91 terroristë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)