20 Prill 2024

Ikonografia e trenit ruso-serb është statike në veri të Mitrovicës

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Ndalja e trenit ruso-serb, për të mos hyrë në Kosovë, s\'ka dilemë së është një veprim që meriton respekt dhe duhet përshëndetur pa marrë parasysh se cili nga liderët kosovarë,  dha urdhrin për një veprim të tillë,  e që është bërë edhe top-lajm nga disa medie dhe rrjetet sociale gjatë këtyre ditëve.

Në veqanti, ikonografia me te cilin ishte mbështjell treni ruso-serb ishte shumë irituese dhe skajshmërisht provokues, por edhe fjalori dhe retorika nacionaliste që përdoren gjithë lidershipi serb me rastin e startimit të këtij treni nga stacioni i trenave në Beograd drejt Kosovës, ishin momente dhe situata qe vështirë ka mund ndokush nga shqiptarët t\'i pranoj dhe të hesht.

Futja eventuale e këtij treni në Kosovë do ishte një “kafshatë” që vështirë do kaperdihej!

Megjithatë, në Kosovë opinioni i gjerë duhet ta dijë së ka kohë që hyjnë edhe dy trena tjerë nga Serbia, dhe atë pa pyetur fare institucionet e Kosovës.

Kuptohet edhe ata janë ilegal, por pa ikonografi si treni ruso-serb. Por e veqanta qe dua ta ceki është se në veri të Kosovës çdo gjë është “srpsko” sa i përket ikonografisë dhe ajo vërehët në çdo cep kur viziton ketë teritor!

”Srbija shume ”Elektroprivreda Serbije, ”Vodovod Srbije” kompani ndertimore nga Serbia, pika për shitjen e derivateve nga Serbia e Rusia, Parolla të shkruara nëpër mure ”Kosovo je Serbija”, ”Ubij Shiptara”, emertime sheshesh e rrugesh me emra vojvodesh serbe që kanë masakruar shqiptarë, ..., pra,  pa asnjë simbol dhe emblemë të Republikës së Kosovës, në vende publike, janë një realitet i hidhur që verehet kudo kur viziton ketë teritor!

Pra, bravo për gjithe ata që ndaluan trenin Ruso-serb,  i cili dihet se është mjet levizes e jo statik, por hajde si do ia bejmë që ikonografia serbe të shumten e rasteve me mesazhe provokuese e përbuzese për shtetin dhe institucionet e Kosovës e instaluar në veri te Mitrovices, te zevendesohet me emblemen dhe logon e Institucioneve tona,  me fuqine e ligjit,  dhe me shtrirjen e njemendet te sovranitetit edhe ne kete pjese,  qe eshte bere,  kancer e gjithe kesaj Kosove?

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)