25 Prill 2024

Bashkesia e Komunave serbe

Shkruar nga Islam Krasniqi

Asociacioni apo themelimi i bashkësisë së Komunave serbe është një ndër veprimet më të dëmshme që nga qershori i i vitit 1999 për vendin që e ka pranuar qeveria e Kosovës, sepse me këtë marrëveshje Serbia po fuqizohet në Kosovë, dhe po e bosnjëzon edhe Kosovën, po e bënë një bosnjë të dytë. Asociacioni e gjunjëzon sovranin e shtetit dhe e shkel me të dy këmbët, dhe ata që e nënshkruan këtë marrëveshje nuk kuptojnë asgjë për dëmet që do ti bëhen vendit në të ardhmen.

Kjo marrëveshje është shumë e dëmshme për Kosovën, sepse Asociacioni i komunave serbe ka presidentin, zv. presidentin, e ka kuvendin, këshillin, i ka policët për serb brenda Kosovës, e ka flamurin e vetë stemën, që po e ndanë Kosovën në dysh, me dy etnitete, serbe dhe një etnitet tjetër me shqiptar, ashkali, romë boshnjak, turk etj, që do të bëhen dy Bosnje në Ballkan, ku komunat serbe mundë të bashkohen mes vete, dhe të marrin vendime në kundërshtim me vendin tonë.

Qytetarët e Kosovës nuk benë të pranojnë në asnjë mënyrë këtë marrëveshje të asociacionit, por duhet të kundërshtohet me të gjitha mekanizmat, sepse kjo po shkelë mbi sovranitetin e shtetit tonë ku, po ju lejon serbëve që të vendosin në kundërshtim të Kushtetutës së Republika së Kosovës.

Qeveris së Kosovës ju ka nxan bishti me derë dhe qka ti qesin në tavolin duhet të nenëshkruaj, me së miri që e vërteton këtë është rasti kur Shefi i BE-së ja tërhoqi vëmendjen Kryeministrit aktual z. Mustafa, i tha rri mirë së 70 lënd i ke në prokurori dhe e qiti në gjum kryeministrin ashtu siq i pat qitë edhe ata para tij. “Ish Presidenti i Kroat Josipoviq kur ishte takuar me presidentin serb Nikoliqin i kishte thënë : “Ne nuk veprojmë si të mjerë ashtu siç veprojnë shqiptaret e Kosovës, të cilët harrojnë gjithçka për asgjë.


Arsim Haziri

Të i referohemi ҫështjes së Asociacionit të Komunave Serbe, sigurisht se ajo më shumë është pasojë e shkakut, (politikës së dobët të institucioneve dhe mosmenaxhim i duhër për të mos qenë e praktikuar sesa ndonjë apetit i Beogradit zyrtarë).

Beogradi zyrtarë ose ҫdo shtet tjetër njëmend pretendon të shfaq apetite territorial, kur konstaton se vendi pretendent ngushtë rrethohet në një nivel të rënd dhe të reduktuar të përdorimit të sovranitetit, kjo njëherit konsiderohet si premise thelbësore pse shtetet e pazhvilluara të jenë fokus i agresorëve.

Këtë fakt e shpërfaqë mjaft qartë edhe e drejta ndërkombëtare publike, e cila në një raste flet edhe për dështimet që i’u mveshën shteteve të cilat gjinden në një nivele të rënd të funksionalitetit.Shtetet bëhen të humbura, ose të zhdukura vetëm kur preukupohen mjaftë shumë preh pamundësisë për të qenë të zhvilluara dhe të vitalizuara në ҫdo fushë, dhe një argument i tillë prezentohet edhe tek vepra e Fokujamës ”Perëndimi i Përqarë”, ku ndër të tjera citon se arsyeja pse shtetet nuk mund të qëndrojnë në këmb fizikisht dhe juridikisht është pikërisht niveli i dobët gjendjës së brenshme, ai shpreh se shtetet e dobëta janë ndër faktorët kyq për krijimin e konflikteve dhe krizave në po të njejtin efekt.

Kosova nën krizën e pashmangshme që gjindet, rënd dhe tejskajshëm përshkohen prej problemeve të panumërta, dhe ndër më shqetësueset natyrisht se përbën rritja e vazhdueshme e nivelit të papunësisë, dhe humbja e kapaciteteve të rëndësishme shtetërore, kjo ndër gjitha merret si më e peshuara, pasi këtu ndërtohet dhe konsolidohet e ardhmja si sociale ashtu edhe juridike duke nënkuptuar shoqëri më të mirëfilltë dhe shtet më të fuqishëm juridikisht.

Shteti ynë me aq shkallë mëvetësie që zotëron, akoma, s’po mund të shpreh fuqi shtetërore për ҫështjet që konsideron se janë profitabile dhe të nevojshme njëkohësisht edhe indikatore që të jetë subjekt i plot në rrafsh Europian e më tutje.Kosova, nën agjenden në të cilën akoma është duke e udhëhequr ekzistencën e vetë, dobët prezenton fuqinë e saj, madje përveq që nuk shfaqë fuqishëm elementet të një shteti të fuqishëm, ajo ende nuk vën në dispozicion mjetet që përtej rëndësisë së madhe, megjithat edhe më shumë i tejkalon, duke e paraqitur veten sa më të dobët në kuptimin e zotërimit të vetëvetës.

Kosova, që unë mendoj se perben negativizem te plote është se ajo, për ҫështjet që konsiderohen vendimtare dhe kruciale për vetë vazhdimësinë e saj praktikon metoden vetprejashtuese, duke e bërë kështu Serbien vendimtare në proceset e ndryshme politike.

Kuptohet, madje është edhe rregull i të qenurit i pavarur e subjektiv në vetëvete, që për avancueshmërinë e tutjeshme, ҫdo shtet përmbushë obligimet prej mekanizmit që kërkon të antarësohet dhe jo të kaloj nga dera e një shteti tjetër, në këtë rast të Serbisë.

Kosova problemet me të cilat i janë paraqitur si dhe janë bërë problem serioz në proceset e mëtutjeshme, në kohën që jemi shihet se derivacion i vetë liderëve që e kanë udhëhequr për kohë më radhë, dhe nga mosgadishmëria e tyre për ti dhënë zgjidhje ҫfarë edhe kërkohej kemi tashmë atë në një situatë të rënd dhe të përcaktuar për adhmëri nga dikush tjetër, duke i’a humbër tërisht fuqinë vendosëse.

Lidersia kosovare, më shumë janë përqëndruar në egoizmin individuale, dhe përtej kësaj zbatueshmërie as edhe minimumin publik nuk e kanë zhvilluar, njëherit kjo ka bërë që pretendimet serbe të jenë në një masë më të shprehur, siҫ edhe se fundi kemi përmes Zajednicës defunsionalizimin e Kosovës.

Serbia, gjithnjë me metodat dhe instrumentet që ka zbatuar, është munduar gjithnjë që për apetitet-planet e veta të kërkojë dialog në mbështetje ndërkombëtare, dhe ҫdo rast ka kërkuar që konfliktin ose padrejtësinë e konsideruar ta zgjidhe e trajtoj në nivele ndërkombëtare, duke përfituar mëpastaj në masë të konsiderueshme.

Kjo agjend e fshehtë, është praktikuar në disa raste, Jugoslavia sjellë shumë raste të kësoshme ndër ta është Bosnja, që për pretendimet e saja juridike e territorial, zhvilloi gjenocit të paparë dhe ҫnjerëzor, dhe kjo ҫështje kaloj në nivel ndërkombëtar, duke i’a dhën të drejta shtesë dhe tejet të avancuar, siҫ konsiston artikulimin e parimit diskriminues dhe atij të kryesimit të komunës së Serbrenicës pas Dejtonit.

Serbia, si agresor, mjetet që i vë në funksion gjithnjë kanë për bazë eleminimin e pavarësisë shtetërore, dhe vendosjen e pakicave serbe me të drejta të territorializuara, kjo së fundi flitet ti ndodh edhe Kosovës, ku përveҫ që Pakoja e Ahtisarit solli të drejta të avancuara, ajo - AKS gjithnjë e më shumë shihet si rrezikshmëri për institucionet e vendit, dhe e pranuar me lehtësi prej autoriteteve vendore.Serbia përmes 14 komunave Serbe në Bosnje si dhe përmes komunave të Ahtisarit dhe tashmë të Asociacionit, tejskajshëm shfuqizon kapacitetet e vendeve përkatëse për të qenë subjekte me fuqi dhe ndikim në Ballkan e më gjër.

Politika e sotshme e Beogradit zyrtarë, është po e njejta siҫ e zhvillonte kasapi i Ballkanit, pothuaj me njerëz të ndryshëm, mirëpo përbrenda një koncepti dhe agjende, dhe përmes projekteve kancerogjene që synon të implementoj bën njëmend ndikim për ҫdo ҫështje me vendet përkatëse.

Asociacioni i komunave serbe, qysh si kreature qoftë edhe pa ndonjë ndikim për i qëndruar vertikalisht dhe horizontalisht përbën fshetësi serbe, duke mundër për të shërbyer si mekanizëm ҫrregullues.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)