19 Prill 2024

Shqiptarët në optikën post BREXIT

Shkruar nga Blerim Muriqi

BREXIT-i është gjithçka dhe ngado që ta shohësh do të krijosh një kuptim për të. Edhe pse ndër ne nuk gjeti përkrahje, do të na mbetet t’i themi faleminderit që na zbrite me këmbë në tokë.

Britania kishte ndjekur bindjen Çërçill. Ajo donte Evropën e bashkuar, e donte një bashkëpunëtore të ngushtë të Britanisë, të këtij kontinenti të vogël në mendjen e tij, faktor ushtarak nën lulëzimin ekonomik që i kishte falur historia me udhëkryqin e imponueshëm për ta ofruar miqësisht në marrëdhëniet dhe qarkullimin ekonomik ndërkombëtar.

Me një fjalë, gjeopolitikë nën një optikë të re, e cila jo larg do marrë emërtimin Teori. Ka që thonë: kjo është pasojë e qartësisë për demokracinë liberale të tregjeve nën rrogozin e ashpërsisë konkurruese, ku edhe Gjibraltari vështirë se t’i përballoj zhvillimet.

Por, a do të bindet ai të jetë ndryshe nga sa nxori votën e tij, do të thosha se po. Spanja ka arsye të mëtoj një dyzim, por me Kataloninë brenda, vështirë të bindë kë në standarde të dyfishta.

Ndaj, guxoj të besojë se Gjibraltari i ndjerë mirë në Bashkimin Evropian  do të fillojë të mësojë përmasat e mëdha shërbyese për Bashkimi Evropian e jo vetëm për të si udhëkryq i qarkullimit ndërkombëtar, por me kapelën Britanike të thurur me shkronjat e teorisë së përmbajtjes Monro.

Britania ka ditur të bëjë hapin kapital kur ka gjykuar me kokën e numrave derisa ka qenë e pakthyeshme në veprime kur iaka dashur nderi i interesit të Mbretërisë së bashkuar.

Kësaj radhe, Perëndimi po lëvizë nga përmbajtje në shtrirje dhe këtë po e bën me diktat ku Britania duket të jetë pasojë.
A është bërë Evropa një han kaq i madh sa të mos ia vleje Britanisë?!!!

Nëse ajo përtej një iluzioni duket akoma një pamundësinë syrin britanik, nga se vjen kjo?

Po t’i referohemi mbetjeve të së shkuarës, rreshtimi i ri ekonomik ka determinuar vendimet politike qofshin ato edhe të dhimbshme.

Mjafton të kujtojmë pasrevolucionin bolshevik, i cili mbi gërmadhat e një shteti të zhbërë siç ishte Rusia cariste ndikoi zhvillime dhe prodhoi aleanca të cilave nuk u dihej fundi, sepse ato po i prodhonte përditshmëria në deformimet e saj.

Austro-Hungaria nuk ishte autoritet i mjaftueshëm dhe tjerët shihnin veten si mundësi.

Në mungesë rregullash e veçime interesash, Evropa prodhoi shumë fatkeqësi, andaj, ajo sot duhet të ketë mirëkuptim dhe të mos shkëpusë shpresën dhe besimin.

Ato duan të kenë shtratin ku të pushojnë, e ai është vet funksionaliteti i pashkëputur i BE-së, sepse Amerikanët si gjithmonë para se të kalojnë oqeanin, marrin frymë thellë për të qartësuar rrugën.

Asgjë nuk është fundi dhe çdo gjë ka një zgjidhje, do të thoshte  kryeministri Cameron.

Ky keqardhës i madh që provoi të bëjë shumë për përkatësinë britanike në familjen evropiane.

Ai humbi pushtetin faktik të drejtoj Britaninë sot, por ia fitoi të drejtën morale vendit të tij për ribashkim.

Anglia nuk ishte akoma e gatshme të kuptojë Perëndimin si përmbajtje, ajo u fokusua në perëndimin si shtrirje.

Meqë është kështu, duhet të kemi kurajë eta shohim në sy të vërteten. Ne shqiptarët a kemi mësuar nga pasojat e përfshirjes në lëvizjen Xhonturke po aq sa nga angazhimi për çlirimin dhe bërjen e shtetit që rezultoi të na e shpallin grek.

Ashtu sikur ëndrrën lënë rrugës po e qonim në shtratin Xhonturk edhe një pjesë trupi, ia dhamë për ngjyrë grekedhe interesash të huaja!

Sa keq dolëm nga ato gabime, sepse nuk bëmë ndaljen amerikane buzoqeanike të qartësonim rrugën karshi qëllimit. Dhe kjo duket të jetë një e përsëritur, detyrë e radhës.

Ku po e qojmë Ëndrrën?

Evropa nuk ka rrugë tjetër veçse të rrugëtoj bashkimin e saj. Fundja shpirti i saj, marrëdhëniet gjermano-franceze, kanë vetëm këtë mundësi dhe kjo është e mjaftueshme për të mbajtur gjallë frymën e bashkësisë, e cila vetëm vështirësi ekonomike nuk do ndjejë sapo ta marrë veten në të kuptuarit e perëndimit si nocion përmbajtjeje.

Meqë integrimet evropiane u trajtuan si përfaqësime të kapitalizuara me të drejtën e vetos së përgjithshme dhe peshës përbashkuese me numra përfaqësimi në vendimmarrje si përmasë identiteti, atëherë të kuptuarit e pyetjes kapitale nuk i shmangemi dot. Secili, qoftë anëtar apo aspirant.

Çfarë janë identitetet pra, dhe si të bashkohen ato në Evropën e pas BREXIT. Janë edhe ekonomike, apo veçse perde të trasha hileqarësh?!!!

Demokracia sociale të cilën e mëton Evropa në nevojë, duhet të qartësojë dilemat që shtron BREXIT-i si fenomen, ndryshe efekti domino do të prodhohet i çrregullt ashtu si zhvillimet në fillim shekullin XIX, të cilat çuan botën në rregulla të reja, por me një dallim për mirë. nuk do provojmë fatkeqësitë e së shkuarës, sepse mekanizmat e kujdesit janë tashmë një vlerë e shtuar në civilizimin e përgjithshëm.

Demokracia sociale të cilën Evropa e ka në themelet e saj nën frymën tashmë nocionare. Perëndim, si kuptim e parim dhe kohëzgjatja e sheshimit për barazinë sociale si proces është armiku që mund të prodhoj efektin domino të BREXIT-it. 

Për të mos u gjendur në fat-mbetjet e përfshirjeve xhonturke dhe të atyre shtetndërtuese të përvojës greke, ne shqiptarët duhet të kemi një qartësi rrugëtimi.

BREXIT-i na mëson se Integrimet shqiptare si parakusht janë garanci rrugëtimi të sigurt në BE, për ku, deshëm ne apo jo, është duke rrugëtuar vetë historia e këtyre anëve të globit.

Mos gatishmëria e Rusisë të përparoj cilësisht në vlerat e civilizimit në përgjithësi, mbetja e saj në konceptin e mykur të mbretërisë Cariste e cila u bë edhe sjellje pushtuese e rrezik për botën si tërësi, e bën akoma botën të jetë e kujdesshme për të mos shkuar orbitave ku më nuk mbrohet dot. Le të kujtojmë Ukrainën si dëshmi.

Sikur ajo të mos hiqte armët bërthamore duke besuar në një botë të re, në një vlerë të re civilizuesea do atakohej nga Rusia gati deri në pushtim të tërësishëm?

A do të bënte përpara ajo në Gjeorgji dhe kudo ku po çrregullon botën. BREXIT-i bëri një gabim në gjykimin civilizues, por i bëri të njohur njerëzimit të zbres në gjendejt reale.

Akoma disa mëtime, për shkak të deformimeve si Rusia, Koreja e Veriut dhe gjendje si këto, janë dhe mbeten dëshira të mira, por bota do një kujdes të shtuar për të mos ardhur asnjëherë në përplasjet fatale.

BREXIT-i është gjithçka dhe ngado që ta shohësh do të krijosh një kuptim për të. Edhe pse ndër ne nuk gjeti përkrahje, do të na mbetet t’i themi faleminderitqë na zbrite me këmbë në tokë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)