29 Mars 2024

Sjelljet në rreth në oborrin që po ngushtohet çdo ditë !

Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA

A humbëm a fituam : Ndeshjen e kombëtares shqiptare kundër Serbisë në Elbasan e humbëm nga Serbia 2 me 0,  në minutat e fundit. Sikur edhe ndeshjen me Portugalinë. Me një fjalë, për 4 minuta gjatë dy ndeshjeve të eliminatores humbëm 6 pikë që nuk i ka ndodhur ndonjë ekipi tjetër.

Arsyet ishin kalkulimi i gabuar i trajnerit de Biassi apo insistimi i tij që dukej haptazi, jo për të luajtur për fitore por për të fituar nga një pikë. Ky synim vërehej sidomos në lojën kundër Serbisë kur lojëtaret e kombëtares shqiptare , me përjashtim të Sokol Cikalleshit , nuk ishin në gjendje as edhe për një rast të vetëm ta rrezikojnë portën e Serbisë.

Pastaj , angazhimi i shtatlartit Balaj si i vetmi sulmues, pa pasur furnizime nga të dy krahët ishte dështimi përcaktues i de Biassit. Po të luante Cikalleshi nga minuta e parë, së bashku me Shkelzen Gashin, rezultati do të ishte ndryshe. Po të kishte kombëtarja shqiptare një mesfushë dhe sulm më të organizuar , atëherë lojtarët serbë nuk do të kishin hapësirë dhe mundësi të sulmonin aq shumë! Faktori përcaktues i humbjes së kombëtares shqiptare ishte momenti psikiologjik apo trysnia që kishte ekipi shqiptar .

Realisht , atmosfera e krijuar para kësaj loje, më tepër i ngjante mobilizimit për të shkuar në luftë se sa një loje futbolli.  U krijua një mjedis ku politika luante në vend të futbollit andaj futbollistët shqiptarë u bënë peng dhe viktima njëkohësisht; nëse fitojnë atëherë identifikohen me heronjë kombëtarë kurse për humbje as që mendohej . Ishte një trysni e jashtëzakonshme edhe për kombëtaret shumë më cilësore e lëre më për kombëtaren tonë e cila realisht ende nuk është konkuruese në tregun e futbollit profesionist europian dhe botërorë. Si individë jemi të fuqishëm ndërsa si ekip i ngjajmë një orkestri të cilit i mungon violina e parë.  Realisht në këtë ndeshje Serbia ka bërë lojë më të mirë dhe e ka merituar fitoren.

Nëse kualifikohemi për kampionatin europian në Francë , meritat kryesore për këtë do t’i kenë Ismail Morina – Ballisti dhe kombëtarja e Portugalisë . I pari  sepse i solli 3 pikë kundër Serbisë ndërsa kombëtarja e Portugalisë e eliminoi kundërshtarin kryesor  , Danimarkën nga mundësia e kualifikimit nëse ne fitojmë kundër Armenisë për çka nuk kam dyshim fare.

Aspak nuk kam qenë optimist se mund të fitojmë kundër Serbisë  por jam shumë optimist dhe shumë i sigurt se do ta mundim Armeninë ! Nëse luajnë me zemër dhe nëse nuk kalkulojnë e sidomos nëse e mbulojnë si duhet Mikhtarianin e Dortmundit.

Patinat e pozitës, në këmbë të opozitës :  Po thellohet çarja midis shqiptarëve në Kuvendin e Kosovës ndërsa po konsolidohet Lista Srpska, si antenë satelitore e Beogradit dhe si penguese , çdo herë kur ka nevojë e miratimit të ligjeve që nuk i pëlqejnë Serbisë.

Krijimi i ushtrisë së Kosovës po mbetet në vullnetin e Serbisë dhe votat e Stojanoviqit me drugarë të tij. Ata po thonë se nuk e kanë prioritet themelimin e FAK-ut në ndërkohë që , duke  e kushtëzuar votimin po bëjnë përpjekje të fitojnë sa më shumë dhe ta bëjnë Kosovën sa më jofunksionale. Faktori politik kosovaro – shqiptar është i përçarë dhe po bënë politikë si emigrantët e Klubeve të Bukureshtit dhe të Kajros me dallim se ata të këtyre klubeve kanë qenë shumë më profesionistë dhe më shumë e kanë dashur atdheun .

Prandaj , jemi në situatë kur opozita dhe pozita janë armiqësuar aq shumë saqë vetëm ka mbetur që të uniformohen , armatosen dhe të ndahen në zona operative ( të interesit ) para se ta fillojnë luftën frontale. Pozita është veshur me një ambalazhim paqësor dhe me durim që duket disi engjëllore ( është e kundërta e realitetit ) ndërsa opozita po stigmatizohet si të ishte djalli vet.

Thënë të vërtetën, në këtë kaos mendor dhe institucional ( për kombëtare dhe shtetërore as që mund të flasim ), pozita po e luan rolin më mirë dhe , sidomos në seancën e fundit të Kuvendit ia ka hedhur 100% opozitës e cila , këmbë e kokë ra në kurthin e ngritur nga pozita. Të gjitha veprimet e pozitës , të maskuara me mirësjellje dhe durim të skajshëm  kanë shkuar në drejtim që opozita të bëhet e dhunshme aq më parë që kjo opozitë , amatore në politikë, pa i vënë kapak gojës përdorte një fjalorë , ose të dhunshëm ,

ose me perspektivë të dhunës që kundërshtohej, si nga ndërkombëtarët që bëjnë ç’të duan në Kosovë , ashtu edhe nga pozita “ paqësore “ dhe shoqëria civile. Reagimi kundër opozitës fillon nga ambasadat në Prishtinë , Brukseli dhe Uashingtoni për të përfunduar në raportet 3 mujore të ( Sha ) Ban ki Munit në Kombe të Bashkuara. Ky është reagim refleksiv dhe mbështetet në një automatizëm që përdoret ndaj shteteve të brishta, shteteve gjysmëfunksionale dhe atyre jofunksionale, Banana Republikë dhe shtete të Gullashit dhe Sutliashit .  Sikur që edhe përkrahja për marrëveshje të caktuara  përshëndetet po nga këto adresa . Faktori  serb në Kosovë mund edhe të përqahet mirëpo kur është në pyetje interesi i Serbisë në Kosovë të cilin ata , përveç që e përfaqësojnë , edhe e mbrojnë me të gjitha mjetet , bëhen bashkë si mishi me thoin . Shembulli më i mirë ishte rasti Jabllanoviq. Kur i duhej Serbisë , nga hiçi e faktorizuan së bashku me babain e tij ndërsa kur, tash nuk iu duhet e larguan , gjithashtu së bashku me babain duke i akuzuar për spiunim dhe hajni.

Tash, as Jabllanoviq nuk po duket për së gjalli sepse i bindet shtetit të vet. Serbia, Jabllanoviqin e përdori si pykë përqarëse midis shqiptarëve . Na ishte një kohë kur Hashimi , Ramushi, Fatkeqi , Albini dhe Isai , edhe patriotin më të madh shqiptar do ta ngulnin në hu vetëm për ta fituar përkrahjen e këtij pioni të Beogradit në Kosovë. Tash, mund të flasin ç’të duan por kjo ishte e vërteta ! Opozita kosovare është e panatyrshme , si për kah përmbajtja ashtu edhe për kah qëllimi strategjik politik.

Të përbashkët mund ta kenë vetëm afshin e pashuar për pushtet dhe kujtimin për kohët e arta të V-LAN-it. Opozita nuk ka strategji të veprimit dhe as nuk di si të veprojë në përfitimin e përkrahjes së masave të gjëra . Po e bënë pikërisht të kundërtën e asaj që nuk duhej bërë !

E ka harruar Gjykatën Speciale e tash po merret me Demarkacionin dhe Zajednicën tema këto të papërballueshme për opozitën . Në vend se të merret me tema tjera që e vështirësojnë përditshmërinë e qytetarit të Kosovës duke ua rrezikuar edhe ardhmërinë, përmes varfërimit të skajshëm. Në këtë drejtim opozita duket se edhe vet është kontribuese prandaj nuk e ka ndërgjegjen e pastër . Në vend të bllokimit të Kuvendit ku marrin para të majme dhe të pamerituara ( së bashku me pozitën ) dhe gëzojnë privilegje si sekti i Sikëve në Indi , ata duhet të këndellen duke rivlerësuar pozitën e sidomos mundësitë që i ka.

Askush nuk e ka ndihmuar Isa Mustafën dhe të tjerët më shumë sa e ka ndihmuar opozita me veprimet e papeshuara ! Pozita nuk mund të luaj lojë tjetër përveç kësaj që po e luan dhe që është e detyruar ta luaj.  E zhytur deri në fyt në rërë të gjallë nga kanalizimi e që shqip i thuhet m.. , u detyrua ta votojë Gjykatën Speciale sikur edhe t’i nënshkruaj marrëveshjet të cilat sipas vlerësimit tim ( mund edhe të gaboj sepse nuk jam i pagabueshëm ) e dëmtojnë shumë Kosovën , sot edhe në të ardhmën duke e forcuar jofunksionalitetin si shtet por edhe opozita ( - VV ) ka kontribuar për këtë! Po ta kishin marrë pushtetin vlanistët e dikurshëm , nuk do ta kishin një situatë ndryshe.

Do ta bënin të njëjtën gjë që e bëri pozita sepse ky edhe ishte kushti i bashkësisë ndërkombëtare nëse donin të përkraheshin nga ata. Tash opozita është e pasinqertë sepse po përballet me pasojat , pjesë e së cilës ishte edhe vet. Në rrethana normale, po të kishim shtet dhe klasë politike të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme, këto marrëveshje sikur edhe disa tjera kurrë nuk do të kalonin pa e siguruar një koncensus politik dhe kombëtar .

Kurr nuk do të pranonin që Serbia të bëhet hisedare ( në disa raste edhe përcaktuese ) për rregullimin e brendshëm të Kosovës dhe proceset politike që i përkasin vetëm shteteve të pavarura , sovrane dhe të dinjitetshme ! Këtu është faji i pozitës sepse e ka përjashtuar opozitën nga ky koncensus sikur që edhe vet pozita është përjashtuar nga vendimmarrja për të cilën kanë vendosur ndërkombëtarët dhe Serbia! Vetëm në këtë rrafsh e përkrah opozitën . 

Pas veprimit të fundit të opozitës kur pa nevojë u hodhën mbushjet me gaz lotsjellës është krijuar një situatë e re dhe ka filluar çbllokimi i Kuvendit ndonëse edhe ligjet që u miratuan dje nga pozita , në situtë të jashtëzakonshme , nga aspekti moral nuk janë të pranueshme madje edhe në aspektin ligjor janë të kontestueshme . Nëse edhe pas kësaj pozita e përkrahur nga faktori ndërkombëtar vazhdon t’i demonstrojë numrat apo shumicën e numrave , atëherë vështirë se do të gjindet një zgjidhje që do ta qetësojë situatën.

Muskujt e numrave në politikë lehtësisht mund të shndërrohen në dhunë apo diktaturë të forcës mazhoritare dhe kjo nuk pranohet në demokracitë demokratike ! Tash, nëse duan t’i çojnë proceset përpara duke mos i matur dëmet , mund edhe ta bëjnë por kjo nuk do të ketë jetëgjatësi. Jemi para një situate kur pozita , nëse është e sigurt se i ka numrat edhe për Demarkacionin si dhe për Zajednicën le të kërkojë që këto marrëveshje të ratifikohen përmes Kuvendit . Nëse kalojnë atëherë opozita mbetet pa argumente për këto tema dhe duhet të ripozicionohet se si do të veprojë në të ardhmën. Dhe, në anën tjetër,  nëse opozita është e sigurt se mund të nxjerrë shumë përkrahës në protesta ( për çka unë dyshoj sinqerisht ) , nuk ka çka të presë më !

Është koha e fundit ta bëjë këtë por hezitimi apo blerja e kohës për protesta gjithëpopullore po e tregon frikën dhe pafuqinë e opozitës prandaj edhe po dërgon kërcënime të panevojshme të cilat askush nuk po i  merr seriozisht. Kemi ardhë në një pozitë të çuditshme kur edhe ata të pozitës që llogariten si të dhunshëm , tash po hasin në përkrahje për shkak të qëndrimit paqësor që po e demonstrojnë dhe durimit që e kanë e që po i a kalojnë edhe vet Budës apo Gandit me këtë paqe.  Merreni me mend , LDK si parti paqësore në zhvillimet e fundit në Kuvend po del të jetë më radikale se PDK . Ismet Beqiri , Muhamet Mustafa dhe Ali Sadriu i kanë lënë krejtësisht në hije komandantët : Latën , Kamishin në ndërkohë që komandant Remi po merret me çështje ekskluzivisht intelektuale.

Edhe në debate shqiponjat e PDK-së janë paluar si “ vejushat e Gostivarit “ dhe nuk po rezistojnë shumë nëse dikush ua ngulë ngapak apo ngashumë ! Do të mbahet në mend durimi antologjik i Xhavit Halitit i cili kryesonte seancën nën “ ujëvarën e Albinit “ edhe kur u gjuajt me një vezë të Albinit ! Pas hedhjes së vezëve,  në aspektin funksional më së shumti u dëmtua opozita e jo Isa Mustafa shkaku se Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe dr. Pal Lekaj mbetën vetëm me nga një vezë .

Parmendojini burrat me vetëm nga një vezë !! E keqja më e madhe sot në Kosovë është se ndërkombëtarët, që nga përfundimi i luftës kanë penguar krijimin e një alternative e cila vërtetë do të angazhohej për një Kosovë qytetare ose kanë bërë përpjekje ta ndërtojnë një alternativë servile e cila do të ishte sigurisht edhe më e keqe se pozita dhe opozita. Sot Kosova nuk ka alternativë normale dhe demokratike të organizuar prandaj pozita dhe opozita ndjehen rehat në veprimet apo mosveprimet e tyre !

Lehtësia e pabesueshme dhe e padurueshme e fyerjes: Pas përfundimit të luftës në Kosovë më së shumti janë fyer ata që tërë jetën e kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës sikur edhe ata që janë flijuar vet dhe me familje për këtë liri që, mohuesve të saj ua ka mundësuar t’i intensifikojnë fyerjet dhe të sulmojnë nga të gjitha pozicionet. Nuk ka pasur person më të fyer dhe më të sulmuar se Simboli dhe Kuptimi i Lirisë dhe Çështjes Shqiptare, Baca Adem Demaçi ! Bagazhi i tij prej 30 vjetëve robëri në llogoret jugosllave dhe 30 vjet angazhim politik duket se nuk ka mjaftuar që ai të vlerësohej dhe trajtohej si vlerë kombëtare sikur që e kanë bërë të gjithë popujt që e kanë pasur fatin ta kenë një personalitet të përafërt me te ( sepse si Baca Adem Demaçin nuk e ka asnjë popull ) !

Nuk ka pasur fyerje që ekziston në fjalorin shqip- shqip apo në fjalorët e gjuhëve tjera që nuk është përdorur kundër tij. Ky ishte mohimi në rrafshin personal dhe individual ! Asnjë popull në botë nuk ka qenë më mosmirënjohës dhe mohues ndaj çlirimtarëve se këta të Kosovës ndaj ushtarëve të UÇK-së. Madje, nuk ka pasur dhe nuk ka rast të ngjashëm që edhe ata që u sakrifikuan vet dhe me familje e të tilla raste nuk mund të gjeni në historinë e njerëzimit sikur rasti i Komandantit Legjendar , të Madhit,  të Pavdekshmit , Adem Jashari të fyhen edhe pas kalimit në përjetësi duke u quajtur si banditë! Asnjë shtet normal nuk lejon që vlerat kombëtare dhe simbolet e lirisë të sulmohen aq lehtësisht dhe të fyhen sikur që bëhet sot në Kosovë.

Vlerat kombëtare  dhe morale i mbron ligji dhe shteti! Këta të mendësisë dhe spermatozoideve jugosllave dhe serbe po e vlerësojnë se pëmes çmitizimit të miteve , mund të fyejnë dhe të bëjnë ç’të duan . Dhe se  është koha e tyre sikur që mund ta vazhdojnë punën e të parëve të tyre që tërë kontributin e kanë kundër popullit gjuhën e të cilit fatkeqësisht e flasin dhe e quajnë , për turp edhe gjuhë të nënës! Një shkarravitës që përpiqet ta imitojë shovinistin e madh sllav dhe shkrimtarin gjenial Dostojevskin ( vetëm me pamje ) nuk ka lënë vlerë kombëtare pa fyer edhe me epitetet më fyese të mundshme.


Dostojevski, veprat më brilante i ka shkruar gjatë çasteve të çmendurisë dhe pas sulmeve epileptike sikur edhe shumë gjeni të tjerë në fushën e letërsisë , artit , muzikës apo shkencës.

Po ç’bëri ky Dostojevski “ ynë “ përveç se fyen dhe sulmon vlerat më të mëdha dhe më të shenjta të popullit shqiptar ?! Pasi u mor me luftëtarët e UÇK-së duke i fyer dhe sulmuar më shumë se vet Serbia, UNMIK-u dhe EULESH-i tash po merret me Ismail Morinën – Ballistin të cilin e cilëson si hajvan ordinerë e që nuk qenka intelektual ! Shqiptarët e  Shqipërisë e sidomos këta të Kosovës më së shumti e kanë pësuar nga intelektualët që i ka shkolluar regjimi dhe të cilët i kanë shërbyer vetëm regjimit duke dëmtuar jashtëzakonisht shumë intereset e popullit.

Në Kosovë, intelektualët që pastaj janë varrosur me ndere shtetërore ( sidomos pas përfundimit të luftës ) asgjë nuk kanë bërë për popullin që i kanë takuar por në momentet vendimtare e kanë dëmtuar pariparueshëm këtë popull. Gjatë arrestimeve politike dhunën më të madhe ndaj nesh e kanë ushtruar ata që kanë folur shqip ndërsa prokurorët më të pamëshirshëm dhe gjykatësit më të poshtër që na kanë dënuar kanë qenë shqiptarë. Disa prej tyre edhe sot mbajnë poste të larta, në të gjitha nivelet. Adem Demaçi dhe Adem Jashari  nuk kanë pasur kohë e as mundësi të shkollohen sepse nuk kanë menduar për veten e tyre. Sikur as  Ballisti! Por vazhdoni të lehni sepse gjithmonë do të gjindet dikush që do t’ua gjuaj një kockë për ta lepirë në kohën kur angazhimin kundër atyre që dhanë më së shumti për lirinë që ju nuk e meritoni dhe mbase nuk e konsideroni si liri e keni shndërruar në “ standard demokratik “ dhe histori personale dhe familjare ! E keni futur edhe në kodin gjenetik , për fat të keq ! Stërkeqja gjenetike është e pashërueshme së paku deri sot dhe ajo për pasojë i ka çrregullimet mendore !
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)