25 Prill 2024

Zgjidhja eksperimentale

Shkruar nga Kushtrim Gashi

Pothuajse çdo qeveri e Kosovës duke pasur prioritet mbi prioritete negociatat me Serbinë, e kanë bërë Kosovën vend jo atraktivë për të jetuar për shqiptarët dhe shumë atraktivë për serbet.

Andaj normalizimi i raporteve me Serbinë është një hapë para drejtë perspektives evropiane për Kosovën dhe drejtë zhvillimit ekonomik, duke e bërë njëkohësisht vendin tonë atraktiv edhe për qytetarët shumicë.

Qeveria e republikës së Kosovës në bisedimet me Serbinë duhej që të përcaktonte vijat e kuqe dhe të mos lëshoj pe, në mënyrë qe të pamundësojnë asimetri pushtetesh.

Ajo se çfarë iu dha Asociacionit të komunave serbe është dashur që të përkoj me dokumentet ndërkombëtare, përkatësisht me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe nuk është dashur që të tejkalohej ajo.

Kosova me marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe ka lejuar që aplikohen modele të cilat nuk janë aplikuar askund në botë dhe kësisoj vendi ynë po bëhet një vend eksperimental.

Kjo zgjidhje eksperimentale që është bërë jashtë normave dhe rregullave ndërkombëtare do ta shndërron Kosovën jo vetëm në një vend jofunksional, por një prodhues konfliktesh e krizash të vazhdueshme që do të qojnë drejtë ndarjes.

Pra shkurt asociacioni i komunave serbe me marrëveshjen e arritur është me shumë se sa OJQ dhe ka fituar fuqi ekzekutive, gjë që Kosova shumë lehtë mund të bëhet një Federatë asimetrike dhe vend shumë i mirë për të jetuar për minoritetin serb, por jo për shumicën shqiptare.

Nëse veriu i Kosovës u bë pjesë e bisedimeve politike, atëherë pse të mos ishte edhe Lugina e Preshevës, meqenëse të gjithë e dimë se edhe kjo pjesë ka rrethana të veçanta dhe gjendja e kësaj treve shqiptare patjetër qe do të duhej nga Qeveria e Kosovës të përfshihej në agjendën e bisedimeve.

Sikur të shtrohej në tavolinën e bisedimeve çështja e të drejtave të shqiptarëve në luginën e Preshevës dhe të kushtëzohej me të drejtat e serbëve ne Kosovë, rezultati i bisedimeve do të ishte ndryshe nga ky i tanishmi.

Në njërën anë shqiptarët në Luginë do të përfitonin më shumë të drejta, ndërsa në anën tjetër Asociacioni nuk do të kishte këto kompetenca të zgjeruara.

Çdo herë kur është fol se do të ketë bisedime teknike me Serbinë, kjo ka qenë e qartë se çdo gjë teknike është baras politike.

Asociacioni është pushtet i tretë qeverisës në nivel vendi, që do të thotë ka kompetenca më shumë se sa komunat e me pak se sa qeveria qendrore.

Me gjithë këto kompetenca ky Asociacion çdo herë do të paraqet pengesë për qeverinë qendrore sepse do të jetë vegël e Serbisë dhe do të financohet nga ajo.

Çdo kush mund t’i kritikon marrëveshjet e arritura ne Bruksel dhe liderët tanë politik që nënshkruan ato, por kur dy palë hyjnë në bisedime, atëherë detyrohen që të heqin dorë  nga kërkesat maksimale dhe rezultati gjithmonë është kompromisi.

Si rrjedhojë  e kësaj edhe Asociacioni është kompromis edhe pse më mirë do të ishte që të mos bisedohej fare me Serbinë.

Ata që njohin natyrën e bisedimeve e dinë se nuk kënaqin apetitet e asnjërës palë e në ketë rast as apetitet tona, por këto negociata kanë qenë imponim nga faktori ndërkombëtar dhe cilido lider po të ishte në pushtet do të detyrohej të bisedonte me Serbinë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)